2013-02-26 13:43:28

Imzot Hil Kabashi: Benedikti XVI shembull përvujtërie e feje


Për Kishën katolike në mbarë botën dhe atë në Shqipëri çasti aktual është një moment shumë i rëndësishëm, do të thosha historik, e në mesin e shumë ngjarjeve të rëndësishme e të tallazeve të stuhishme, edhe Kisha katolike bashkë me besimtarët shqiptarë, janë mirënjohës Papës Benediktit XVI për udhëheqjen tetëvjeçare të Kishës. Kështu shprehet, mes tjerash, në mikrofonin e Radio Vatikanit, ipeshkvi katolik i Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut, imzot Hil Kabashi.
Prelati shqiptar përshkon tetë vjetët e papnisë së Atit të Shenjtë Jozef Ratcinger, duke u ndalur tek vështrimi i thellë shpirtëror e realizmi i këtij Pape, që tërë jetën dhe të gjitha energjitë shpirtërore, intelektuale e njerëzore i ka vu në shërbim të Kishës së Krishtit. Mbi këtë e trashëgiminë që Papa Benedikti XVI i le mbarë Kishës e posaçërisht hierarkisë katolike, të dëgjojmë ipeshkvin imzot Hil Kabashi............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.