E diel 24 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e dytë të kohës së krezhmëve,
e gjithnjë më 24 shkurt kalendari kujtoj edhe shën Sergjin, Evecin e Pjetrin, martirë.
Në liturgjisë e së dielës Jezusi na tregon kuptimin e vërtetë të Ungjillit, prej nga
buron thirrja për t’u penduar, që u drejtohet gjithë mëkatarëve.
Të hënën
më 25 shkurt kalendari kishtar përkujton shën Nestorin, ipeshkëv të Magjdosit
e martir. E Fjala e Zotit kërkon prej nesh që t’i hapim jo vetëm veshët dhe gojën,
por sidomos zemrat, që në to të hyjë dashuria, të hyjë dialogu e sidomos, njohja e
vërtetë e Zotit. Të martën më 26 shkurt kalendari përkujton shën Aleksandrin
e Aleksandrisë dhe shën Faustinianin, ipeshkëv i Bolonjës. Liturgjia e ditës na kujton
se dashuria e mëshira shkojnë krah për krah. Liturgjia e kësaj së diele na fton të
besojmë në Jezusin në të cilin kemi burimin e jetës së re, e me Të dhe në Të mund
të fitojmë mbi të keqen e ta asgjësojmë vdekjen, të udhëhequr nga forca e Shpirtit
Shenjt. Të mërkurën më 27 shkurt, kalendari kujton shën Gabrielin e Zojës
së Dhimbshme, rregulltar pasionist. Liturgjia e ditës na kujton se kush shpreson në
Zotin, nuk mbetet kurrë i zhgënjyer. Të enjten më 28 shkurt, kalendari
kujton shën Osvaldin; shën Hilarin, papë e shën Romanin, abat. Liturgjia e ditës na
kujton se banorët e Ninives, pasi dëgjuan predikimin e Jonës, u penduan; edhe Mbretëresha
e Sabës e dëgjoi me vëmendje dijen e Salomonit. Ndërsa kush i kundërvihet Jezusit,
s’bën tjetër veçse të tregojë masën e arrogancës e të mbrapshtisë së vet. Të
premten më 1 mars kalendari kujton shën Feliçin, papë dhe shën Albinin, ipeshkëv
të Anzhés. Në liturgjinë e festës së tyre jehon fuqimisht britma e mëkatarit të penduar
drejtuar Zotit: “Dëgjoje, o Zot, të varfërin që të lutet!”. Të shtunën që vjen
më 2 mars kalendari kujton shën Angjelen e Kryqit, virgjër. Liturgjia e ditës
na kujton uratën zhgjetore: “Na fal o Zot, e ne do të jetojmë”. Të dielën e
ardhshme më 3 marsKisha do të kremtojë të dielën e tretë të kohës së Krezhmëve,
e gjithnjë më 3 mars kalendari kujton edhe shën Kunegonden, bashkëshorte të Enrikut
II perandor. Liturgjia na kujton se vërtetë i lum është vetëm njeriu që i qëndron
besnik ligjit të Zotit.