2013-02-21 18:12:50

Selia Vakante: ngrihet një Qendër për Mediat në hyrjen e Sallës Pali VI


Nga 25 shkurti deri më 31 mars, gazetarët do të mund të frekuentojnë një Qendër të re Shtypi në Sallën Pali VI në Vatikan, për të ndjekur të gjithë veprimtaritë gjatë Selisë Vakante, pra, kur Papa Benedikti XVI të ketë shkuar në Kastel Gandolfo e kardinajtë të jenë mbledhur për zgjedhjen e papës së ri. Kjo qendër, do të qëndrojë e hapur deri më 31 mars, Pashkët e Krishtit. Kontribuojnë për të gati të gjitha mediat e Vatikanit, duke filluar nga Salla e Shtypit tek Qendra Televizive e tek Radio Vatikani.
Qendra e Mediave do të ndahet në tre sektorë: shtypi, televizioni dhe radioja, koordinuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit, e cila do të merret edhe me sektorin e parë, pra, atë të shtypit. Sektori i televizionit do të koordinohet gjithnjë nga Salla e Shtypit e Vatikanit në bashkëpunim me EBU-Eurovision. Radio Vatikani do të ketë përgjegjësinë e Sektorit të radios e teknikisht, do të bashkëpunojë me EBU Radio. Do të ketë edhe një sektor të katërt për kronikat televizive në mondovizion, me të cilin do të merret Këshilli Papnor i Komunikimeve Shoqërore dhe RAI-Radiotelevizioni Italian.








All the contents on this site are copyrighted ©.