2013-02-21 12:05:06

Roli i Papës, Vikarit të Krishtit, Shërbëtorit të shërbëtorëve të Zotit


Roli i Papës, Vikarit të Krishtit, Shërbëtorit të shërbëtorëve të Zotit
Vikari i Krishtit, Ipeshkvi i Romës, pasardhësi i Shën Pjetrit, Shërbëtori i shërbëtorëve të Zotit. Kështu thirret Papa: e fjala Papë vjen nga greqishtja e do të thotë Atë. Papa quhet kështu, sepse është atë i të gjithë besimtarëve.

Për të njohur me hollësi rolin e Papës, propozojmë mendimin e kryeipeshkvit të ndjerë të Lecces, imzot Francesco Rupi:“Më pëlqen shumë fjala “Atë”, - thotë imzot Rupi, aq është e vërtetë, sa ne e përdorim e themi “Ati i Shenjtë”, sepse Papa përfaqëson atësinë universale të Zotit dhe roli i tij në Kishë është pikërisht ky: të jetë jo vetëm Vikar i Krishtit, pasardhës i Shën Pjetrit, ipeshkëv i Romës, por mbi të gjitha “Atë”.

Në pyetjen Cilat janë detyrat kryesore të papës?
Imzot Rupi pohon: “Papa bën atë që ka thënë Jezusi, kur iu drejtua Pjetrit me fjalët: Ti je Pjetër ( do me thënë shkëmb) e mbi këtë shkëmb do ta themeloj Kishën time. Ty do të të jap çelësat e Mbretërisë Hyjnore. Atë që të zgjidhesh, do të zgjidhet, e ajo që nuk do të zgjidhet, do të mbyllet. Ky kumt që i dha Jezusi Pjetrit plotësohet me dhënien e Parisë, kur i tha Pjetrit tri herë rresht: “Kulloti qengjat e mi”. Atëherë mund të themi se Papa është guri i themelit të dukshëm, mbi të cilin themelohet Kisha e Krishtit, por është edhe Bari universal, që kryen sërisht të njëjtën detyrë, për të cilën Krishti erdh mes nesh: të na çojë drejt Atit Qiellor.

Në pyetjen se çka mund të na thoni për lidhjet ndërmjet Papës dhe ipeshkvijve të tjerë?
Ipeshkvi i Lecce imzot Rupi thotë: “Koncili II i Vatikanit e ka sqaruar shumë mirë këtë në Kushtetutën Konciliare mbi Kishën “Lumen Gentium”. Papa është qendra, kulmi i Kolegjit. Jezusi deshi të zgjedhë një Kolegj apostujsh e, brenda këtij Kolegji, zgjodhi njërin, që të ishte kreu i tyre: Simon Pjetrin. Ndërmjet Ipeshkvit të Romës dhe të gjithë ipeshkvijve të tjerë të botës ka marrëdhënie kolegjialiteti të plotë, por pa harruar se ipeshkvi i Romës ka parinë mbi ipeshkvijtë e tjerë.

Në pyetjen rreth porosisë që Krishtin drejtuar shën Pjetrin në Ungjill: “Përforcoj vëllezërit e tu”. Kryeipeshkvi i Lecces imzot Rupi se kjo do të thotë se detyra e Papës nuk është vetëm të përfaqësojë unjësinë(unitetin), por edhe të jetë qendra e së vërtetës, qendra e ortodoksisë, do të thotë e ruajtës së pastërtisë së fesë. Unë duhet të dëgjoj gjithnjë atë që thotë papa, për të ndjekur rrugën që na tregon ai. Të kuptohemi mirë: rruga që tregon papa është e njëjta rrugë që na ka treguar Krishti; gjithsesi, papa ka për detyrë jo vetëm t’i emërojë ipeshkvijtë, por edhe t’i përforcojë në të vërtetat e fesë. E kjo është detyrë tepër e bukur, që nuk i heq asgjë autoritetit apostolik të ipeshkvijve, por i jep Kishës më shumë pasuri e më shumë siguri. Për të kuptuar ç’bën papa, duhen kujtuar tri virtytet teologale: feja, shpresa e dashuria. Papa është dëshmitari i parë i madh i fesë, mbjellësi i parë i shpresës, kulmi i dashurisë.

Krishti i thotë Pjetrit edhe këtë: “E portat e ferrit nuk do të mund të ngadhënjejnë mbi të….”. Lidhur me këtë kryeipeshkvi imzot Rupi pohon se “persekutime ka pasur gjithmonë, jo vetëm në shekujt e parë, por edhe në shekullin e kaluar e madje vijojnë edhe në ditë tona, por Kisha ka ngadhënjyer gjithnjë mbi salvimet. Dyert e ferrit nuk do të ngadhënjejnë kurrë mbi të. Në fillim të tetëqindtës në Itali ishte një njeri i madh, Giuseppe Mazzini, i cili pati thënë: “Ky është Papa i fundit!”. Por që asokohe kanë sunduar mbi fronin e Shën Pjetrit mase dhjetë papë. Dyert e skëterrës nuk do të ngadhënjejnë, sepse Zoti ka thënë një fjalë mahnitëse: “Unë do të jem me ju deri në fund të fundit të botës!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.