2013-02-21 17:00:38

@TerzaLoggia, faqja e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit në Twitter


Pas Papës, edhe Sekretaria e Shtetit të Vatikanit hap një faqe në Twitter. Që prej disa ditësh, është aktive adresa “@TerzaLoggia”, përmes së cilës jepen çdo ditë informacione. Emri dhe motivi grafik i profilit të kujtojnë vendin, ku zhvillohet veprimtaria e Sekretarisë së Shtetit, zyrat e së cilës gjenden pikërisht në katin e tretë (terza loggia) të Pallatit Apostolik në Vatikan. E dy hartat e faqes së internetit janë po ato, që shihen në të dyja anët e portës së hyrjes.








All the contents on this site are copyrighted ©.