Atë Anton Hapari, në përvjetorin e pushkatimit nga komunistët
Sot me 20 shkurt përkujtojmë Atë Anton Harapin, françeskan e teolog i jashtëzakonshëm,
misionin e madh të fesë e të idealeve kombëtare në përvjetorin e vrasjes së tij nga
diktatura komuniste më 20 shkurt 1946. At Anton Harapi mund të themi se teolog, filozof,
sociolog dhe prozator, autor i një “Lahute Malcie” në prozë, “Andrra e Pretashit”,
që teksa shpalon virtyte shqiptare, i bashkëngjit dhe ato gjuhësore, që do të përthellohen
te “Vlerë shpirtnore”, “Shqiptari dhe bota e tij” dhe “Valë mbi valë”. Problemet
dhe mënyra se si ky françeskan i madh i shtron, stili i vrullshëm, etika e lartë evropiane,
apeli për një rimëkëmbje të vlerave shpirtërore, kulturore, kombëtare të breznive,
të kombit e të unitetit, edhe sot e kësaj dite i japin vlerë aktuale, madje do të
shërbenim si një program themelor për të gjithë. Kur Atë Anton Harapin e çonin drejt
pushkatimit, nuk binte asnjë kambanë e Kishave ku ai kishte kremtuan Meshën e Shenjtë
e predikuar Fjalën jetëdhënëse të Zotit, ndërsa udhës ai kujdesej që zhguni rregulltar
e meshtarak që bante, të mos i bëhej me baltë, në shenjë të qëndresës së tij besnike,
në mbrojtje të idealit për Fe e Atdhè, deri në fund. - Po ti baltë do të bëhesh,
– i tha oficeri komunist i pushkatimit. - Por të shkoj te Zoti, te vdekja ime,
sa më i pastër, sikur isha gjatë jetës, – u përgjigj Frati i Shenjtë, atë Anton Harapi.