Më 19 shkurt kalendari përkujton shën Konrad Konfalonierin, oshënar
Konradi lindi në Piaçenca në vitin 1290, nga një familje fisnike, e këndej jetonte
sipas rangut familjar, mes dëfrimeve e nderimeve. Në moshën njëzetepesë vjeçare, ndërsa
ishte në gjueti, bashkë me shërbëtorë, e duke ndjekur një lepër, që ishte strukur
në një kaçubë, e futi zjarrin; mirëpo flaka, e ushqyer nga era, shkaktoi dëme të mëdha
në tokat e afërta të mbjellura e shkatërroi gjithçka. Duke mos arritura ta shuanin
zjarrin, u kthye në shtëpi plot trishtim. Kur ngjarje u përhap në qytet, rojet e Galeazzo
Viscnontit, zotit të Piaçencës, shkuan në vend të ngjarjes, e aty gjeten një njeri,
cilin e fajësuan, e sollën në gjyq, ku qe dënuar me vdekje, sepse dëmi ishte tejet
i madh. Konradi u informua për dënimin e padrejtë, e liron fatkeqin, ballafaqohet
me hidhërimin e reagimin e Viscontit, i cili, duke mos pasur mundësi ta dënonte me
vdekje sepse ishte fisnik, i mori pasuritë e tij që kishte në qytet e jashtë, duke
e reduktuar në varfëri të skajshme. Konradi, i zhveshur nga pasuritë materiale të
kësaj bote, vendosi t’i shërbente Zotit. Shën Konradi e shpenzoi gjithë pasurinë
e trashëguar nga familja për të vënë në vend dëmin që i kishte bërë një pylli e are
në brigjet e lumit Po, të cilit i pati dhënë zjarr për të trembur egërsirat, ndërsa
kishte dalë për gjah. Gjahu qe pasioni i tij i madh, prandaj edhe njihet si Pajtor
i gjahtarëve.
Shtegton në Romë, e shkon në Sicili, në Noto, ku jetoi në vetmi
oshënare në lutje, pa lënë anash kontaktet me banorët e qytetit Noto. Jeta e tij ishte
lutje dhe punë krahu, për të jetuar e për t’i ndihmuar të varfrit.
Konradi
që qe strehuar për pendesë, në një shpellë, dilte nga shpella vetëm të Premten e Madhe
të Pashkëve për të shkuar në Kishën më të afërme, atë të Shën Kollit, në Noto, e për
t'iu lutur Zotit bashkë me bashkësinë e krishterë. Ndërroi jetë më 19 shkurt të vitit
1351 dhe u varros në të njëjtën Kishë, e cila që nga viti 1844 u ngrit në rang Katedraleje.
Emri i shën Konradit përdoret rrallë ndër shqiptarë.