2013-02-18 17:47:35

Kryeipeshkvi i Vjenës, kard. Schoenborn, Papa u tregon njerëzve udhën e Zotit.


Kryeipeshkvi i Vjenës, kard. Schoenborn, Kisha është e Krishtit jo e Papës. Burokracia e Vatikanit e përfaqësuar nga Kuria Romake do të duhej të funksiononte në mënyrë të tillë që t’i “shërbente arsyeshëm primatit të Papës e jo ta zëvendësoj”, tha kardinali Christoph Schoenborn, kryeipeshkëv i Vjenës, në një intervistë dhënë së përvajshmes austriake ‘Profil’. Me tërheqjen e papritur të tij, Papa Benedikti XVI, sipas kardinalit Schoenbor, që ishte student i Ratcingerit, tregon thelbin e mesazhit ungjillor, sipas të cilit “Pjetri, Papa, është shkëmbi, mbi të cilin Krishti e ka themeluar Kishën e vet”, e përkujtoi se “kjo Kishë nuk është e tillë në saje të personit të veçantë që bëhet Papë, por në saje të misionit të figurës së Papës”, me fjalë tjera Kisha nuk varet nga asnjë person i veçantë si i tillë, por nga misioni që i është besuar nga vet Krishti. Lidhur me Papën e ardhshëm, sipas kryeipeshkvit të Vjenës, ai duhet t’u tregojë e t'u “hapi njerëzve udhën e Zotit, të jetë pranë tyre e të mbrojë dinjitetin e tyre”.







All the contents on this site are copyrighted ©.