2013-02-18 13:52:17

I Lumi Angjeliko, meshtar domenikan e piktor i shquar


Sot më 18 shkurt kalendari kishtar, përkujton të Lumin Gjovani nga Fiesole, i njohur me emrin i lumi Angjeliko, meshtar domenikan. Festa e tij na kujton sa i madh është ndryshimi ndërmjet asaj që themi e asaj që bëjmë. Duke pasur për model Atin Qiellor e për mësues Jezu Krishtin, të mos harrojmë kurrë se duhet të sillemi si shërbëtori para zotërisë e si nxënësi para mësuesit.
I lumi Angjeliko është i famshëm për pikturat e tij, me anë të të cilave edhe sot e kësaj dite ungjillëzon shikuesit e besimtarët. U përpoq të shkrinte parimet e reja të Rilindjes, si ndërtimi i perspektivës dhe vëmendja ndaj figurës njerëzore, me vlerat e vjetra mesjetare, si funksioni didaktik i artit dhe vlera mistike e dritës. Një nga kryeveprat e tij është “Lajmërimi i Zotit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.