2013-02-16 19:14:25

Papa pret në audiencë kryeministrin e Italisë Mario Monti, i cili i shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e popullit italian


Ati i Shenjtë priti sot në orën 18.00, në audiencë private, kryeministrin e Italisë, Mario Monti. Gjatë takimit shumë të përzemërt, thuhet në notën e Sallës së Shtypit të Vatikanit, prof. Monti i shfaqi Papës edhe një herë mirënjohjen dhe dashurinë e popullit italian për magjisterin e tij të lartë fetar e moral dhe për pjesëmarrjen e tij të vëmendshme në problemet e shpresat e Italisë dhe të Evropës.








All the contents on this site are copyrighted ©.