Shimon Peres, më vjen keq për dorëheqje të Papës, është lider unik
“Më vjen keq për vendimin e Papës për hequr dorë nga papnia. Bëhet fjalë për një vendim
origjinal, sepse ai është njeri origjinal e guximtar. E konsideroi një lider të jashtëzakonshëm
e unik shpirtëror . Mendoj që kontributi i Benediktit XVI ka pasur një ndikim të rëndësishëm.
Është njeri mendim thellë. Trupi mund të plaket, por urtia nuk plaket kurrë”. Kështu
shkruan Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, në një shkrim botuar në gazetën Osservatore
Romano.