2013-02-13 11:57:30

Papa do të presë presidentin Napolitano. Dje, takimi tradicional për Paktet Lateranense


Takim tradicional, dje pasdite, në Ambasadën e Italisë pranë Selisë së Shenjtë, në Romë. Kremtohej përvjetori i 84-t i nënshkrimit të Pakteve Lateranense. Në pritje, ndërmjet tjerësh, ishin të pranishëm kryeministri Mario Monti dhe sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone.

Papa do ta presë në audiencë, në Vatikan, presidentin italian, Giorgio Napolitano. Nuk dihet akoma në ç’datë. Njoftimin e dha sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, gjatë bisedës për Paktet Lateranense në ambasadën e Italisë pranë Selisë së Shenjtë.
Kreu i shtetit italian njoftoi se pret komunikimin zyrtar, duke vënë, më pas, theksin, mbi situatën në të cilën po jeton vendi. Ja edhe fjalët e Napolitanos:
“Është periudhë ndryshimesh, një nga të cilat, krejt i paparashikuar e me rëndësi të madhe, ky që pason njoftimin e Papës; të tjerat janë ndryshime në përkim me normalitetin e jetës demokratike: çdo pesë vjet votohet për parlamentin, çdo shtatë vjet, për presidentin e Republikës. Duhet kuptuar edhe normaliteti i kësaj dialektike demokratike”.







All the contents on this site are copyrighted ©.