2013-02-13 13:52:18

Atë Lombardi: Konklavi nuk do të fillojë para 15 ditësh pas 28 shkurtit


Fillimi i Konklavës duhet të vendoset brenda 15 - 20 ditëve që nga fillimi i selisë vakante. Nëse gjithçka zhvillohet pa probleme mund të mendojmë se do të fillojë nga data 15 mars e tutje”. Kështu tha drejtori i sallës së shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, duke shpjeguar para gazetarëve që përcaktimi i datës u “takon kardinajve të mbledhur në kongracionet e përgjithshme” (mbledhjet e përgjithshme)..
Në kushtetutën apostolike, thuhet se që nga momenti kur nis periudha e selisë vakante fillojnë këto kongregacionet apo mbledhjet përgatitore për konklavën, të cilat mbahet sipas normave juridike e kanë një “funksion të rëndësishëm bashkëbisedimi e shkëmbimi opinionesh mbi problemet dhe situatën e Kishës në mënyrë që të pjekën kriteret për funksionin e zgjedhjes” së Papës së ri. Në këtë mënyrë, shtoi atë Lombardi, “arrihet në ditët e konklavës me një përgatitje”.







All the contents on this site are copyrighted ©.