2013-02-12 16:05:28

Imzot Mirdita: Benedikti XVI mbështeti Kishën shqiptare


Kryeipeshkvi i Tiranë-Durrësit imzot Rrok Mirdita: Dorëheqjen e Papës Benediktit XVI e prita me befasi të madhe si lajm rrufe. Por gjesti i tij tregon kurajo të madhe që meriton respekt të veçantë dhe mirënjohje për një udhëheqje të jashtëzakonshme të Kishës gjatë këtyre tetë vjetëve. Papa Ratcinger e shikon me sinqeritet e realizëm gjendjen e Kishës në realitetin e sotëm bashkëkohor, e në anën tjetër na ofron një dëshmi feje, besimi të patundur në Shpirtin Shenjtë Zot, që e udhëheq Kishën e Krishtit.
Më vjen shumë keq për dorëheqje të Papës Benediktit XVI, pikërisht në gjysmën e Vitit të Fesë, po nga ai trashëgojmë një thesar shpirtëror e kishtar tejet të çmueshëm, që do të na ndihmojnë edhe në të ardhmen.
Duhet të kujtojmë këtu edhe mirëkuptimin e mbështetjen e pakursyer të këtij Pape ndaj Kishës katolike martire shqiptare. Po të dëgjojmë intervistën me imzot Rrok Mirditën............. RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.