2013-02-12 12:31:55

Atë Lombardi: Vendimi i Papës, i medituar gjatë


“Njoftimi i Papës që le shërbimin e udhëheqjes së Kishës në Selinë e Pjetrit përfaqëson një perspektivë që është pjekur gjatë në ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e tij”. Kështu tha zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, mysafir në studio të programit tv Rai1 “Porta a porta”. Papa, kujtoi atë Lombardi, pati folur rreth mundësisë së dorëheqjes në vitin 2010 në intervistën dhënë gazetarit Peter Seewald, duke saktësuar se muajve të fundit kanë filluar t’i mpaken “forcat jo vetëm fizike, në kuptimin më të gjerë të personalitetit të tij””. Papa Benedikti XVI “është njeri i moshuar, e ndjen dobësimin natyror që në moshën 86 vjeçare mund të ndjehen para një detyre kaq të rëndë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.