2013-02-11 18:54:33

Imzot Zef Gashi: dorëheqja e Papës e papritur, jemi mirënjohës për shembullin e mësimet e tij


Një vendim mirë i menduar, jo i improvizuar, ai i dorëheqjes së Papës Benediktit XVI, njoftuar sot gjatë koncistorit karinalor në Vatikan.
Lajmi ka tronditur thellësisht ipeshkvin e Tivarit, imzot Zef Gashin. Ashtu siç e ka tronditur tërë Kishën në botë e në trevat shqiptare, një akt i mëtejshëm i Benediktit XVI që dëshmon se Zoti kërkon prej nesh të vihemi në duar të tij.
“Një gjë e papritur edhe për mua, këtyre ditëve e pash nga afër Papën e më është dukur mirë, është diçka e papritur por sigurisht jemi nën udhëheqjen e Shpirtit të Shenjtë”, thotë kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi duke folur në mikrofonin e Radio Vatikanit.
Për të kuptuar e vlerësuar këtë gjest të Papës të dorëheqjes si tërë mësimin e tij që i le Kishës, e edhe në këtë rast shohim një përvujtëri e profeci ungjillore në fjalët e Papës. Pra sigurisht që ai është i ndërgjegjshëm se për shkak të moshës së shtyrë nuk arrin ta kryej si lypet shërbimin e tij të udhëheqjes së Kishës. Pra është i vetëdijshëm për situatën në të cilën Kisha gjendet në botën e sotme dhe për sfidat që ka para vetes, ku është e thirrur prej Jezuit të kumton Lajmin e Mirë, prandaj Ratcinger ka ardhur deri ky vendim pse e sheh që është koha dhe momenti për përtëritje shpirtërore e përforcim të Kishës. Po të dëgjojmë bisedën tonë me imzot Zef Gashin....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.