2013-02-06 15:59:56

Ekspozita “Udha e Pjetrit” me kryevepra të artit mbi Shën Pjetrin Apostull në Castel S. Angelo në Romë


Përurohet sonte pranë Kështjellës romake të Kryeengjëllit Mihill - Castel Sant’Angelo ekspozita “Udha e Pjetrit”, një ndër nismat e kalendarit për Vitin e Fesë. Ekspozita propozon deri më 1 maj 2013 kryeveprat nga muzetë më prestigjiozë evropiane. Dyzetë piktura e skulptura që përbëjnë këtë ekspozitë e të cilat vijnë nga Lindja e nga Perëndimi, përshkojnë historinë e krishterimit nga shekulli IV deri në shekullin XX. Ndër këto kryevepra të artistëve si Lorenzo Veneziano, Vitale nga Bologna, Marco Basaiti, Garofalo, Jan Brueghel, Guercino, Guido Reni e Eugene Burnand, që ndërlidhet me projektime kinematografike, pamje magjepse e momente muzikore. Në përgatitjen e kësaj ekspozite kanë kontribuar Vende ndryshme si Franca, Gjermania, Spanja, Rusia, Zvicëra, Beligjika e natyrisht Italia.
Kjo ekspozitë është konceptuar si udhë për t’u rritur e për t’u përforcuar në fenë e krishterë, për të treguar çka feja është e jo për ta përcaktuar atë në mënyrë abstrakte, por për të përshkuar vlerën, bukurinë, nxitjen dhe kërkesat që burojnë nga besimi në Zotin si përgjigje në pyetjet themelore të jetës sonë, pra rreth kuptimin e cakut të saj, e këtë përmes aventurës njerëzore e shpirtërore të Pjetrit Apostull. Në këtë ekspozitë kemi pra kriterin e rrëfimit apo të tregimi, ekspozita është ndërtuar mbi bazën e ballafaqimit ndërmjet shkollave të artit por edhe mbi bazën e momenteve të ndryshme të jetës së Pjetrit Apostull e, prandaj, kemi elemente të ndryshme që feja ka dhe shfaq në përjetimin e mishërimin e saj. Ky është synimi i kësaj ekspozite me titullin “Udha e Pjetrit”, një ndër nismat që organizohet në kuadrin e Vitit të Fesë, shpallur nga Papa Benedikti XVI. Ekspozita ofron pra një shfaqje dramatike të asaj çka feja është, përmes ngjarjes së njeriut e dëshmitarit më vendimtar në botë për të krishterët, Pjetrit. Aktorët janë veprat, që interpretojnë momentet e ndryshme të fesë së krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.