6 shkurt 1967: sulm i ri i diktaturës kundër fesë: Dëshmi e Ndoc Selimit
Ndodheshim ne Lushnjë, në aksionin vullnetar kombtar për ndërtimin e hekurudhës Rogozhinë–
Fier, me grupin e studenteve te Shkolles Pedagogjike te Shkodres. Gazetat e radiot
mbushnin edhe ajrin e qytezez së vogel te aksionisteve me tone te papermbajtura. Transmetoheshin
fjalët e udheheqesit. Flitej edhe per inisjativen e rinise per shkaterrimin e objekteve
te kultit. Por ne fakt ky sulm i ri ishte i teri kunder klerit e ne veçanti atij katolik. Me
18 shkurt 1967 ne oren 7,00 te mjesit, nje bori marramendese buçiste ne çdo dere kapanoni
ne shenje alarmi dhe bente thirrje per rreshtimin e te gjithe aksionisteve ne sheshin
ku ngrihej flamuri çdo mengjes. Ne tribune hipi nje grup te rinjsh me shalla aksionistesh
ne qafe. Njeri nga organizatoret foli per inisjativen qe kishte marre shtabi i rinise
së aksionit per shkaterrimin e xhamise e te kishes se Lushnjes “prandaj – tha ai –
kerkoj mbeshtetjen tuaj. Ne fillim u degjuan disa duartrokitje e pastaj me shumë,
derisa kjo menyre aprovimi pushtoi gjithe sheshin. E gjithe kjo farse behej ne sy
te shume sigurimsave, qe verenin se mos ndokush peshperiste apo nuk duartrokiste.
Ne, qe ishim mesuar me kete lloj taktike dhe frike, duart na shkonin vetë, si te telekomanduara. Ne
oren 10.00 te 600 studentet e mesuesit e te tri shkollave pedagogjike; Shkodres, Beratit
dhe Gjirokastres ne kollona marshimi u drejtuam per ne qender te qytetit te Lushnjes.
Binte nje shi i imte, sikur edhe natyra po qante per ate qe do te shihte me vone.
Arritem para xhamise. Aty priste nje hoxhe me mjeker krejt te bardhe. Ashtu i ngrirë,
si ishte, dukej si statuje e lashte romake. Rreth 30 veta u shkeputen e me vrap nxituan
per ne xhami duke uluritur e bertitur ne hapesirat bosh. Degjonin jehonën e zerit
tyre e gezoheshin. Hodhen prej andej vetem ca tapete e asgje tjeter.Te tjere te ngjeshur
te porta ngacmonin hoxhen me lloj lloj sharjesh dhe ndonje arriti edhe ta shkelmonte,
por njeriu i ngurtesuar as nuk levizi, as nuk u mbrojt. Ashtu, stoik, m’u duk sikur
thoshte “une ketu do te jem”. Pastaj u dha urdheri te kalonim te kisha qe mbante emrin
e Shen Prokopit dhe qe ishte vetem 300 m larg prej xhamise. Aty gjetem nje grup te
rinjsh qe po shkallmonin deren kryesore. Me ata u bashkuan edhe disa te tjere derisa
ia arriten qellimit. Prej brenda nxoren nje prift ortodoks me nje pamje engjellore,
nje mjeker thinjoshe dhe me nje kryq qe i varej ne qafe e vazhdonte deri ne gjoks.
Tre veta e kishin mberthyer ne forme arresti dhe filluan te shajne. Ai rrinte para
nesh me koken drejte, në oborrin e kishes, qe te krijonte pershtypjen e nje tribune
te vogel. E shikoni kete fytyre – tha njeri prej tyre qe e mbante ne arrest – ka
genjyer gjithe jeten, ka vjedhur popullin e ka jetuar si parazit. Tani do ta shohe
si fitohet buka me krahe. – Tfu maskara – e peshtyu tjetri. Pastaj i dhane nje te
shtyrë. E atij iu morën kembet e ra. Ne e ndoqëm gjithe skenen derisa u çua e mori
rrugen mes selvive, si nje hije qe po shkonte te vizitoje varrezat. Per here te
pare dallova se nje perqindje shume e madhe e te rinjve qendronte ne heshtje dhe ne
heshtje, ashtu si dhe une, nuk e miratonte ne shpirt kete brutalizem, kete mllef,
këtë zemerligesi, qe u imponohej dhimbshëm. Turma tjeter kishte hyre ne kishe e ne
menyre barbare thyente ikonat, perplaste per toke pikturat. Pastaj filluan te nxirrnin
librat e shumte duke i flakur nen murin e vogel te oborrit. Spektatorë te kesaj skene
vandalizmi ishim ne, qe qendronim sehirxhinj, të heshtur, pa patur mundesi as edhe
te reagojme te pakten edhe me nje fjale... aty nen pikat e imta te shiut. Vijonte
shiu. Perzihej me lotin tradhetar, qe rreshqiste fshehurazi ne shume faqe te atij
grumbulli te madh studentesh. Ne mes tyre mbaj mend, si sot, shoqen time te klases,
Fatimen, qe kishte vene te dyja duart ne ball e veç qante pa pushim. Une isha ngulë
te turra e librave nen mur, qe priste bidonin me benzine per t’i dhene flaken. Ne
kete grumbull pa fund librash shikoja historine e kombit tone, shikoja luften, qendresen,
heronjte. Në grumbull kishte edhe libra shume te rralle, me vlera shekujsh. Por ku
dinin vandalet vlera e histori; per to mjaft të kishin emrin e Krishtit apo te nje
shenjtori, për t’u shpallë herezi politike e për t’u denuar me djegie. Une shtriva
doren te marr nje liber. M’u duk se ishte nje botim i hershem i shtepise “Luarasi”,
por shoket me qortuan duke me bere me dije se dikush po më shikonte. Atëherë, tere
dhimbje, e hodha ne flaken, qe tashma po perpinte çdo gje. Te gjithe ne, studentet
e Shkodres, e ndjemë ne shpirt kete menxyre, që dukej sikur delte nga errësira e shekujve,
për t’u persëritur ne shekullin e XX. Ashtu kokulur e ne heshtje u drejtuam per ne
kapanonet tona, sikur po ktheheshim nga nje funeral i dhimbshem, nga fundi i një epoke
të lumtur, qe nje dore e zeze e kishte denuar me vdekje, me pushkatim e ndoshta me
keq; me djegie. Vite me vone shkrova nje poezi kushtuar historisë kobzeze te asaj
dite, qe kurre nuk do te me shlyhet nga mendja. E botova te plote.
Ndoc
Selimi Marrë nga Prishtina press 3 shkurt 2012