2013-02-04 16:21:54

Filloi në Varshavë, Takimi i Kishave të krishtera të Evropës


Në Varshavë të Polonisë, vazhdon që dje, Takimi i Komitetit të Përbashkët të Konferencës së Kishave Evropiane, ku bëjnë pjesë 120 Kisha e bashkësi ortodokse e protestante, me Këshillin e Konferencave Ipeshkvnore katolike Evropiane. Tema “Feja dhe përvoja fetare në një Evropë që ndryshon. Lëvizjet e reja të krishtera në Evropë: sfida apo mundësi?” është rast për të reflektuar së bashku mbi ndryshimet në marrëdhëniet e njeriut evropian me Zotin, si edhe mbi shtimin e lëvizjeve ungjillore e pentekostale në Evropë.
Të krishterët po analizojnë marrëdhëniet, nganjëherë të vështira, ndërmjet Kishave “historike” dhe bashkësive të reja, duke shfrytëzuar edhe kontributin e ekspertëve. Tri, këndvështrimet nga të cilat do të shihet tema e takimit: së pari, perspektiva sociologjike dhe historike; më pas, përvoja e Kishave tradicionale në marrëdhëniet me lëvizjet e reja e; së fundi, sfidat baritore. Punimet do të përfundojnë të mërkurën, më 6 shkurt.







All the contents on this site are copyrighted ©.