2013-02-04 14:00:10

Botim me vlerë i “Teoria letrare” e I. Rugovës


Fondacioni “Ibrahim Rugova”, në fillim të këtij viti, ka botuar veprën me tekste të zgjedhura të dijetarit Ibrahim Rugovës, me titullin “Teoria letrare”.
Tekstet që përbëjnë librin janë zgjedhur nga: Kah teoria (1978), Strategjia e kuptimit (1980) dhe Refuzimi estetik (1987), ndërsa janë strukturuar në tri pjesë: I. Estetika letrare, II. Kritika letrare dhe III. Teoria e poezisë. Kjo strukturë është fryt i lidhjes tematike të teksteve: estetikë e veprës letrare; teori e kritikës letrare; teorie e poezisë shqipe. Diskurset e pjesës së parë janë eseistike, ndërsa ato të dy pjesëve të tjera janë më të lidhura, më të përqendruara e më përgjithësuese.
Vepra Teoria letrare lidh bashkë temat e mëdha të diskursit teorik të Rugovës, që kapin cepat e shekullit të tij të kërkimit dhe që bëhen paradigma të kritikës letrare të tij. Së bashku, tri pjesët e librit e provojnë një teori letrare.
Teoria letrare sjell në një vend diskurset teorike të Rugovës, për t’u lexuar së bashku e për ta provuar sistematikën e teorizimeve të tij.
Teoria letrare, si libër i strukturuar, e hap teorinë e Rugovës, si një nyjë të teorisë letrare shqipe, dhe e propozon atë një paradigmë moderne. Trashëgimi i gjallë e me vlerë të veçantë, e tillë hapet e propozohet këtu teoria letrare e Ibrahim Rugovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.