2013-02-03 19:34:11

Sali Berisha në Gjermani: situata më delikate në rajon është ajo e shqiptarëve


Kryeministri Shqipërisë Sali Berisha ka shprehur shqetësimin se albanofobia, në të gjitha qëndrimet kundrejt shqiptarëve, është e gjallë e në veprim dhe ajo kërcënon seriozisht stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
"Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë se janë i vetmi komb që jeton në 5 shtete. Një komb i cili padrejtesisht eshte i ndare në 5 shtete, një komb që dëshiron të shikoj drejt një të ardhme të përbashkët. Por sërish albanofobia është akoma në veprim", ka deklaruar Kryeministri Sali Berisha në fjalën që mbajti në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë në Mynih, në sesionin me temë "Siguria dhe Stabiliteti në Evropën Jug - Lindore dhe Kaukaz".
Berisha vuri në dukje në fjalën e tij se beson se përmes procesit të Bashkimit Europian kufijtë bëhen të pa rëndësishëm, por e rrezikshme eshte ideja sipas së cilës, meqënëse shqiptarët janë të copëtuar në 5 shtete, duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshëm nga njëri -tjetri. "Kjo është terësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt. Une kam mbeshtetur dhe përshëndes dialogun midis Prishtines dhe Beogradit në Bruksel. Padyshim ai ka arritur disa suksese kyçe. Por, mendoj se qëndrimet e çliruara nga albanofobia dhe ecja drejt pajtimit jane vendimtare", u shpreh Kryeministri i Shqipërisë.
Duke ndarë të njëjtin mendim me presidentin Josipovic, se rajoni ka nevojë për pajtim, Kryeministri Berisha mori si shembull modelin europian që, siç u shpreh ai, na fton të punojmë të ecim drejt pajtimit.
"Mendoj se kjo është vendimtare për ta parë njëri - tjetrin si kombe dhe vende që ndajnë një të ardhme dhe vullnetin për të ndarë të ardhmen. Jam dakort se integrimi është vendimtar, sepse në këtë proces, në një farë mënyre, idealet kombëtare duhet të shkojnë, të vishen me interesat e integrimit europian", tha Berisha.
Kryeministri Shqipërisë konsideroi se vendimtare për rajonin është respektimi i plotë dhe zbatimi i marrëveshjeve. "Këto marrëveshje, në një farë mënyre më së shumti ishin marrëveshje të imponuara, por shumë të rëndësishme dhe përcaktuese, të cilat, duhet të jemi të sinqertë se, ende nuk janë zbatuar. Ato madje kërcënohen për t'u harruar. Mirëpo kjo nuk ndihmon. Në fund të ditës më e rëndësishme se çdo tjetër është që qytetarët e këtij rajoni kudo që jetojnë të ndihen si qytetarë të barabartë përpara ligjit", theksoi Kryeministri.
Në këtë kuadër, vijoi kreu i qeverisë së Shqipërisë, "unë këmbëngul në zbatimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen ne 5 kombe, sepse nuk do te pranohet nga shqiptaret. Kjo do te ketë për alternativë bashkimin e tyre kombetar".
I pyetur nga deputeti gjerman Rainer Stinner se cili është mesazhi për ta, Kryeministri Berisha tha se përgjigja është thjesht: Ju lutem perpiquni të kuptoni më mirë, më drejt këto që une paraqita këtu, të njiheni me mire me realitetin ne rajonin tonë.
Kryeministri Shqipërisë solli në vëmendje vitin 1992, kur ka qënë në Mynih në te njëjten konferencë dhe kur një gazetar italian i Corriere della Sera e pyeti se çfarë mendonte si zgjidhje per konfliktin ne rajon.
"Unë ju përgjigja se zgjidhja qendronte per mendimin tim ne bombardimin e instalimeve dhe bazave ushtarake në Serbi. Ai të nesërmen hapi gazeten me lajmin: Berisha kërkon qe NATO te bombardojë Beogradin. Por kjo nuk ishte vërtetë. Une isha shprehur për bombardimin e bazave ushtarake të Serbise dhe kjo 7 vjet me vonë ndodhi. Ndofta do kishte qënë më mirë te mos ishte vonuar. Edhe sot pas 21 viteve, e vetmja gje që sërish kerkoj nga ju eshte nje analize më realiste dhe më e vëmendshme per zhvillimet në rajon", tha Kryeministri. Sepse, vijoi Berisha, ne rast se nga njëra ane tjetri flet per prespektiven e marredhenieve bilaterale dhe nga ana tjeter feston datat e fillimit te fushatave te shfarrosjes se kombit shqiptar, imagjinoni vete se çfarë mesazhi fqinjesie eshte ky.
"Prandaj e konsideroj të domosdoshme te zbatohen marrëveshjet, te punohet per klimen e pajtimit. Duhet te hiqet dore nga albanofobia dhe përpjekjet per te klonuar 5 kombe shqiptare te veçanta nga një komb i cili ne te vertete eshte një dhe në shekuj e mijevjeçarë ka qënë vetëm një", tha Kryeministri Berisha, me shpresë se prespektiva europiane do të jetë ajo që do të sigurojë një zgjidhje.
Kur gjermanët dhe francëzët u bashkuan ne BE, kujtoi Kryeministri i Shqipërisë, ata u bashkuan me një frymë të fortë pajtimi, dhe ata u udhëhoqen prej saj dhe frymëzuan kombet tjera ne Europe. Por, në të vërtetë kjo nuk po ndodh në rajonin tonë, përfundoi Kryeministri i Shqipërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.