2013-01-31 14:46:12

Bisedime për marrëveshjen Seli e Shenjtë - Palestinë: urohet përfundim i shpejtë.


Në përfundim të bisedimeve dypalëshe, zhvilluar vitet e kaluara me Organizatën për Çlirimin e Palestinës(Olp), në Ramallah, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Palestinës, dje u mbajt një takim zyrtar. Bisedimet u drejtuan nga Riad Al-Maliki, ministër i Punëve të Jashtme të Shtetit të Palestinës dhe imzot Ettore Balestriero, zëvendës-sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet. Palët, njofton një komunikatë e përbashkët, shkëmbyen mendime për bocën e marrëveshjes, në shqyrtim e sipër, posaçërisht mbi Hyrjen dhe Kapitullin I të dokumentit. Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, shprehje e marrëdhënieve të mira ndërmjet Selisë Apostolike dhe Shtetit të Palestinës. Delegacionet, shpjegon nota, uruan që bisedimet të shpejtohen e të arrijnë në një përfundim të kënaqshëm për të dyja palët. E për ta realizuar me sukses këtë vijim, u vendos të mblidhet një grup teknik i përbashkët. Së fundi u shpreh mirënjohja për kontributin prej 100 mijë eurosh nga ana e Selisë së Shenjtë për ndreqjen e çatisë të Bazilikës së Lindjes së Krishtit, në Betlehem.







All the contents on this site are copyrighted ©.