2013-01-30 15:39:29

Tweet i Papës: “Askush të mos ndjehet i harruar nga Zoti”


Gjithnjë, në fund të audiencës së përgjithshme, Papa shkroi një tweet të ri. “Çdo njeri – nënvizon Benedikti XVI – duhet fort prej Zotit Atë. Askush të mos e ndjejë veten të harruar, sepse emri i secilit shkruhet në Zemrën e Hyjit”. Në nëntë gjuhët e saj, faqja e Papës në Twitter i ka kaluar 2 milion e gjysëm ndjekës. Vetëm në gjuhën angleze, Atin e Shenjtë e ndjekin mëse 1 milion e 472 mijë vetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.