2013-01-30 15:14:03

Bisedimet Izrael – Seli e Shenjtë bëjnë hapa përpara


Përfaqësues të Izraelit e të Selisë së Shenjtë u takuan dje në Jeruzalem, në kuadrin e bisedimeve për çështjet ekonomike e fiskale, që kanë të bëjnë me Kishën Katolike në Tokën e Shenjtë. Në një komunikatë të përbashkët të Komisionit të punës, theksohet se janë bërë hapa përpara drejt nënshkrimit përfundimtar të marrëveshjes. Delegacioni i Vatikanit, i kryesuar nga nënsekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Etore Balestrero, falenderoi zv.ministrin e jashtëm izraelit, Deni Ajalon për kontributin. Mbledhja e ardhshme do të mbahet në qershor, në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.