2013-01-29 12:37:39

Në Malajzi biblat kërcënohen me zjarr


Një grup islamik, që kishte njoftuar se dje do të digjte një grumbull Biblash, nuk u paraqit në takim. Ngjarja u njoftua me pamflete pa nënshkrim, me të cilat ftoheshin të gjithë myslimanët në një “festival, për djegien e biblave në gjuhën malau” që përmbajnë fjalën “Allah”. Sipas fanatikëve, Allahu është monopol i kulturës islamike. Ata po thellojnë frymën armiqësore kundër të krishterëve, edhe duke predikuar të premteve se armiqtë e Islamit dëshirojnë t’i ngatërrojnë myslimanët, duke i bërë të besojnë se të gjitha fetë janë njësoj. Prej këndej, ndalimi i besimtarëve jo myslimanë për përdorimin e emrit Allah, që në të vërtetë nisi të përdorej nga të krishterët malajzianë që para lindjes së Islamit. Imzot Sebastian Fransis, ipeshkëv katolik i Penang, u takua këto ditë me liderin shpirtëror të Partisë panislamike malejziane, Datuk Nik Abdul Aziz Mat, për t’i uruar 82 vjetorin e ditëlindjes, duke dhënë shembull konkret dialogu, për t’i bindur besimtarët se nuk duhet t’u përgjigjen provokimeve të grupit islamik fanatik, që dëshiron t’i djegë Biblat, pa menduar fare se kështu do të djegë edhe emrin e Allahut.







All the contents on this site are copyrighted ©.