2013-01-29 12:36:41

Angli, ipeshkvijtë vijojnë t’u kundërvihen martesave gei


Është thellësisht zhgënjyes, por jo i papritur, fakti që qeveria zgjodhi rrugën e miratimit të një ligji, i cili e ndryshon përkufizimin e martesës. Së bashku me njerëz të feve të tjera e edhe me ata, që nuk besojnë, do t’i kundërvihemi këtij ligji: është komenti i kryeipeshkvit Peter Smith, zëvendës-kryetar i Konferencës ipeshkvnore të Anglisë, pas botimit, të premten e kaluar, të ligjit mbi martesat gei nga ana e qeverisë së David Kameron. Martesa, shton, ka qenë gjithnjë bashkim i një burri me një grua, bazuar mbi dashurinë, ndihmën reciproke e mbi dëshirën për krijimin e jetës së re. Kjo martesë është e denjë për t’u njohur ligjërisht e për t’u vënë nën mbrojtje ligjore. Martesa homoseksuale do ta ligështojë të mirën e përbashkët, prej këndej, Kisha mendon se duhet të votohet me votë plotësisht të lirë nga parlamentarët, me shpresën se do të hidhet poshtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.