2013-01-28 15:00:05

Papa ia beson patrikut Behara Rai meditimet për Udhën e Kryqit në Koloseum


Papa, në kujtim të shtegtimit në Liban, shtatorin e kaluar e duke dashur ta ftojë mbarë Kishën të lutet për Tokën e Shenjtë, për problemet e bashkësitë e krishtera në këto troje, ftoi, përmes sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, Patrikun maronit Behara Butros Rai për të hartuar tekstet e Udhës së Kryqit të së Premtes së Madhe në Koloseum. Tekstet do të përgatiten, nën kujdesin e Patrikut, nga dy të rinj libanezë e do të ndjekin skemën tradicionale të 14 stacioneve.









All the contents on this site are copyrighted ©.