2013-01-25 15:47:18

Papa inkurajon marshimin pro-life në SHBA: liderët politikë t’i mbrojnë foshnjat ende të palindura.


“Bashkohem me të gjithë ata, që marshojnë për jetën e lutem që liderët politikë t’i mbrojnë foshnjat, që nuk kanë lindur akoma si dhe të promovojnë kulturën e jetës”: me këtë tweet, Benedikti XVI mbështeti sot Marshimin për jetën, organizuar në Uashington. Ngjarja lidhet me 40-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Lartë “Roe vs Wade”(Rou kundër Uejd) që ligjëroi abortin në SHBA, vendim i mbështetur këto ditë edhe nga Barak Obama.
Sipas statistikave, që nga viti 1973, deri më sot, janë mbytur ende pa lindur, më se 55 milionë fëmijë, një e gjashta e popullsisë së sotme amerikane.
Në prag të marshimit, u mbajt një kremtim për jetën në Shenjtëroren kombëtare mariane të Uashingtonit, ku morën pjesë mijëra besimtarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.