2013-01-25 15:48:30

Kardinali Bertone, Kodi kanonik i Kishës përtërinë traditën


Kodi i së drejtës Kanonike Kishtare, shpallur tridhjetë vjet më parë, përvjetori i të cilit bie sot, “vjen tek ne në vazhdimësi me traditën ligjore kishtare dhe në të njëjtën kohë na paraqet edhe aspekte të reja, që burojnë nga Koncili i II i Vatikanit, posaçërisht në fushën e ekleziologjisë”. Këtë nënvizon Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone. Papa, njofton kardinali Bertone duke iu referuar ditës së studimit në një simpozium me temë ‘Kodi: një reformë e dashur nga Koncili’, “uron që takimi të nxisë reflektimin e mëtejshëm mbi rëndësinë e së drejtës kanonike në Kishë, si instrument të veçantë për të mbështetur dëshminë dhe ungjillëzimin e ri”.
Simpoziumi, organizuar në Romë nga Këshilli Papnor për tekstet ligjore, me rastin e 30-të vjetorit të Kodit Kanonik, në bashkëpunim me Institutin ndërkombëtar të Luganos për të drejtën kanonike dhe të drejtën e krahasuar të feve, me fondacionin Gjon Pali II dhe me fondacionin Jozef Ratcinger, ka në program edhe një tryezë të rrumbullakët me titull ‘Përtëritja në vazhdimësi’. Bazat dhe parimet e hermeneutikës kanonike kishtare, për çka flasin kardinali Francesco Coccopalmerio, president i Këshillit Papnor të teksteve ligjore dhe kardinali Velasio De Paolis, president i merituar i Prefekturës për çështje ekonomike të Vatikanit.
Në këtë takim studimi paraqiten edhe aktet e simpoziumit të mëparshëm, organizuar në Lugano e kushtuar ‘Gjon Palit II, ligjvënësit të Kishës. Bazat, risitë e hapjet, për çka flasin Libero Gerosa, që përgatiti aktet e simpoziumit dhe Giuseppe Costa, botuesi i akteve. Sot pasdite, në ora 17.30 pjesëmarrësit e simpoziumit kushtuar ‘Kodit Kanonik të Kishës’ marron pjesë në Lutjet e Mbrëmësores në bazilikën romake të Shën Palit jashtë Mureve, kryesuar nga Papa Benedikti XVI, me rastin e festës së kthimit të Apostullit të Popujve dhe të mbylljes së Javës së lutjes për bashkimin e të krishterëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.