2013-01-24 15:25:24

Kapitulli i Përgjithshëm i Fretërve Konventual për zgjedhjen e Eprorit të ri


99 Fretër Minorë Konventual të ardhur prej 5 kontinenteve në përfaqësi të 65 kombeve janë mbledhur në Assisi të Italisë në Kapitullin e 200-të të Përgjithshëm të këtij Urdhri deri më 17 shkurt për të zgjedhur Eprorin apo Ministrin e ri të Përgjithshëm. Aktualisht, familja françeskane konventuale drejtohet nga atë Marco Tasca: zgjedhja e eprorit të ri do të bëhet më 29 janarin e ardhshëm. Mbi domethënien e Kapitullit të përgjithshëm, të dëgjojmë atë Enzo Fortunato, drejtor i Sallës së Shtypit të Kuvendit të Shenjtë të Etërve Konventual në Assisi:
Ky Kapitull apo Mbledhje e Përgjithshme është një ndër momentet më të forta të Familjes françeskane konventuale: 99 fretër mblidhen së bashku çdo gjashtë vjet – nga 5 kontinente, 65 kombe të ndryshme – jo vetëm për të shqyrtuar gjashtëvjeçarin e kaluar, por edhe për të zgjedhur ministrin e ri të përgjithshëm – pasardhësin e Shën Françeskut – e pastaj për të programuar edhe gjashtëvjeçarin e ardhshëm të Urdhrit françeskan konventual. Gjëja më e rëndësishme është që këta etër kapitulluar gjenden “sy me sy” me Shën Françeskun.
Gjatë këtyre ditëve do të jenë “sy me sy” me Shën Françeskun, pse janë para varrit të “Varfanjakut të Assizit”, por edhe pse sivjet kapitulli mbërri në edicionin e 200-të, 800 vjet pas Kapitullit të parë të françeskanëve...
Kanë kaluar 800 vjet histori: duhet të mendojmë atë moment të parë, të vitit 1209, kur Shën Françeskut, me shokët e parë, me 12 shokë vëllezër, u gjet para Papës që miratoi momentin e parë të themelimit të urdhrit rregulltar. Kohë më parë, Benedikti XVI e kujtoi këtë gjë jashtëzakonisht të bukur: Rregullorja françeskane ka shijen e përjetësisë, sepse është e shartuar në Ungjill e Ungjilli është i përjetshëm, është fjalë e amshuar, e freskët, e gjallë.
Pra kemi fjalën për pika themelore, si Ungjilli dhe Rregullorja e Shën Françeskut: të dyja duhen mishëruar në realitetin konkret të sotëm në të cilin gjendeni ; në 65 kombe të ndryshme....
Unë mendoj, jo vetëm që duhet të hedhim një vështrim mbi Italinë, mbi atë që Françeskanët Konventual janë duke jetuar e përjetuar gjatë veprimtarisë e misionit të tyre: pranë të burgosurve, të droguarve apo pranë atyre njerëzve që vuajnë nga alkooli; apo në fushën e komunikimit përmes mediave; besoj që në karizmin françeskane ka realitete shumë, shumë të forta, që prekin zemrën e çdo njeriu e të çdo kulture. Por mendoj edhe në vlerën e vëllazërimit, pse njeriu ka nevojë të madhe të respektohet, të mirëpritët, të dëgjohet e të inkurajohet, e vëllazërimi është përgjigje e kësaj dëshirë të flakët të zemrës njerëzore. Pastaj mendoj në përmasën dhe vlerën e paqes: Jezusi është paqja jonë e na jep mundësi të sjellim një fjalë dashurie aty ku ka urrejtje; zemra e njeriut e dëshiron – kudo që gjendet – paqen. E Françesku është një përgjigje për këtë.
Këto përgjigje pastaj do të duhet t’ia, “prezantoni” njeriut bashkëkohor, duke u nisur nga eprori i ri pasardhës i Shën Françeskut, me fjalë tjera, nga eprori që do të zgjidhet nga ky Kapitull i përgjithshëm....
Sigurisht. Është shumë pozitiv e inkurajues – ka konstatuar ministri aktual i përgjithshëm – e dhëna që ka të bëjë me zhvillimin apo rritjen numerike të fretërve, në disa kontinente si Azia, Afrika e Amerika Latine. Por këto kontinente nuk duhet t’i shikojmë vetëm si mundësi thirrjesh të reja rregulltare, pra si rritje numerike të fretërve, por edhe si sfidë që na vjen nga këto kultura. E kemi fjalën për territore që janë të munduara, amdje të sfilitura nga varfëria, nga padrejtësitë, nga pabarazitë, nga persekutimet e tjera. Kujtoj këtu edhe shumë të krishterë të persekutuar: françeskanët i strehojnë, i mirëpresin, i mbrojnë dhe bëjmë gjithçka është e mundur për të bërë që martirizimi e vuajtjet të bëhen farë e thirrjeve të reja rregulltare, farë e thirrjeve të reja të krishterësh që t’i përgjigjen Ungjillit.







All the contents on this site are copyrighted ©.