2013-01-23 12:55:36

Thirrje e Benediktit XVI për popullsitë indoneziane të dëmtuara nga përmbytjet


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa bëri thirrje për t’i ndihmuar popullsitë indoneziane, dëmtuar rëndë nga përmbytjet:
“Ndjek me shqetësim lajmet, që vijnë nga Indonezia, ku një përmbytje e madhe dëmtoi rëndë kryeqytetin, Xhakarta, duke shkaktuar shumë viktima, mijëra të shpërngulur dhe dëme të ndjeshme. Dëshiroj t’u shpreh afërsinë time popullsive të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore, duke i siguruar se i kujtoj në lutje e duke inkurajuar të gjitha format e solidaritetit, që askujt të mos i mungojnë gjërat më të nevojshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.