2013-01-23 16:14:03

OKB-ja miraton ndërhyrjen franceze në Mali


Gjithnjë i lartë, tensioni ndërmjet trupave franceze e lokale të Malit dhe grupeve xhihadiste, që po mundohen të marrin në dorë fatet e vendit afrikan. Forcat e Parisit po bombardojnë Timbuktunë, qytetin, që do të bëhej seli e liderit libian Gedafi, por tani është shtabi i përgjithshëm i rebelëve islamistë.
Kriza në Mali ishte dje në qendër të punimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun nuk ka asnjë dyshim: nuk mund të ketë kthim mbrapa në luftën kundër terroristëve të Azauadit. Sipas të dhënave në dispozicion të Këshillit të Sigurimit, islamistët mund të sulmojnë kryeqytetin malian Bamako.








All the contents on this site are copyrighted ©.