2013-01-23 16:13:37

Asizi. Mbahet Kapitulli i përgjithshëm i Fretërve konventualë, për zgjedhjen e pasardhësit të Shën Françeskut.


Nëntëdhjetë e nëntë fretër të vegjël konventualë, ardhur nga të pesë kontinentet, përfaqësues të 65 kombeve, u mblodhën këto ditë në Asizi, ku do vijojnë, deri më 17 shkurt, punimet e Kapitullit të tyre të përgjithshëm. Është kapitulli i dyqindtë, gjatë të cilit, e pikërisht më 29 janar, do të zgjidhet edhe pasardhësi i Shën Françeskut. Aktualisht familja rregulltare françeskane konventuale kryesohet nga atë Marko Taska. Është një çast kulmor për këtë familje françeskane, të përhapur në të katër anët e botës, përfaqësuesit e së cilës, mbledhur në Asizi, po analizojnë rezultatet e punës gjashtëvjeçare, duke planifikuar edhe veprimtaritë e së ardhmes, nën drejtimin e një eprori, që do ta zgjedhë vetë Kapitulli.







All the contents on this site are copyrighted ©.