2013-01-22 15:48:45

Zëdhënësi i terroristëve algjerianë deklaron: “In Amenas është vetëm fillimi”


Ndërsa qeveria algjeriane bën të ditur bilancin e viktimave të sulmit xhihadist kundër impiantit të gazit në In Amenas, zëdhënësi i terroristit Mokhtar Belmokhtar bën kërcënime të reja kundër Francës. In Amenas është vetëm fillimi, deklaroi ekstremisti mauritanez Hacen Ould Khalil, me një telefonatë për të përjavshmen “Paris Match”. “Franca e kryqtarëve dhe e hebrenjve sionistë do ta paguajë shtrenjtë sulmin kundër myslimanëve në veri të Malit. E jo vetëm Franca, por edhe shërbëtorët e saj”. Ngjarja e In Amenasit përfundoi me 38 viktima, ndër pengjet, e me 29, ndër terroristët. Tre prej islamistëve janë kapur, ndërsa për pesë punëtorë të huaj nuk ka asnjë lajm.








All the contents on this site are copyrighted ©.