2013-01-22 15:49:13

Dy atentate në Siri. OKB-ja, thellësisht e shqetësuar për gjendjen


Në Siri vazhdojnë luftimet. Mëse 30 vetë u vranë në një atentat kamikaze në Salmijeh, në provincën qendrore të Hamës. Dhjetra të vdekur edhe në Damask, për një shpërthim në lagjen e Dumarit, ndërsa në të gjithë vendin, vazhdojnë ndeshjet ndërmjet përkrahësve e kundërshtarëve të presidentit Bashar Al Asad. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe përfaqësuesi i veçantë për Sirinë, Lakhdar Brahimi shprehën shqetësimin dhe ankthin e tyre të thellë për gjendjen në vend, e cila tashmë, karakterizohet veç nga shkatërrimi e vdekja.







All the contents on this site are copyrighted ©.