2013-01-21 15:55:00

Presidenti Kosovës Ibrahim Rugova në 7 vjetorin e vdekjes


Sot shënohet 7-vjetori i vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Pra si sot, më 21 janar 2006, u shua njeriu që bëri epokë, Presidenti historik i Kosovës Rugova - Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke lënë me veprën e tij madhore gjithmonë të ndezur dritën e së ardhmes për Kosovën Shtet euroatlantik.
Presidenti Rugova qe prijës i vlerave kombëtare e demokratike, udhëheqës i qëndresës qytetare, misionar i paqes e vëllazërimit, vizionar e arkitekt i Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, mik e bashkëbisedues i çmuar i Bashkësisë Ndërkombëtare në Evropë e në botë.
Presidenti Rugova rrezatoi kudo e në gjithçka bëri, frymëzimin e tij që pat nga tri personalitetet të jashtëzakonshme, që kishte si udhërrëfyese në jetën e veprimtarinë e tij: ipeshkvin shqiptar imzot Pjetër Bogdanin, të Lumen shqiptare Nënë Terezën Gonxhe Bojaxhiun dhe të Lumin Papa Gjon Palin II.
E Kosova përkujtoi sot 7 vjetorin e vdekjes së liderit historik, dr Ibrahim Rugovën, siç na njofton nga Prishtina Rabie Ibraj.........RealAudioMP3
Ja dëshmia e vet Presidentit Rugova mbi figurën e jashtëzakonshme të ipeshkvit shqiptar imzot Pjetër Bogdanin dhe vlerën e bashkëjetesës ndërfetare të qytetarëve të Kosovës, dhënë në mikrofonin e Radio Vatikanit......RealAudioMP3
Ja dhe disa fragmente nga intervistat realizuar në mikrofonin e Radio Vatikanit me Presidentit Ibrahim Rugova.......RealAudioMP3 .............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.