2013-01-21 17:15:46

Papa ipeshkvijve kalabrezë: vijojeni luftën kundër “ndrangetës”; djalli nuk fle kurrë!


Papa priti sot grupin e parë të prelatëve të Konferencës ipeshkvnore të Kalabrisë, në Vatikan, për vizitë ‘ad Limina’. Në bisedime ishte i pranishëm edhe imzot Luigji Antonio Kantafora, ipeshkëv i Lamecia-Terme, që na flet për këtë vizitë:

Përgjigje: - Ishte takim shumë i bukur, gjatë të cilit pamë se Papa i njeh mirë problemet e trojeve tona kalabreze. Ati i Shenjtë kujtoi kalimin në dioqezën e Lamecies, kujtoi mikpritjen e këtyre njerëzve, por edhe plagët, pa harruar të vërë theksin mbi mundësitë e mëdha të Kalabrisë, mbi ndjenjat fetare të njerëzve të saj, mbi mundësinë e një pranvere të re, jo vetëm shpirtërore, por edhe shoqërore dhe ekonomike.
Kujtojmë se Kalabria lidhet fort shpirtërisht me Shqipërinë, sepse vendbanim i një mori bashkatdhetarësh, që u vendosën këtu pas vdekjes së Skënderbeut, për t’i shpëtuar zgjedhës otomane. Në rrjedhë shekujsh ruajtën gjuhën, doket e zakonet e dhanë një kontribut të shquar në ndihmë të Kishës e të kulturës së arbërit. Për hollësira, mund të shfletoni faqen tonë të internetit, ku mund të lexoni “Historinë e themelimit të institucioneve kishtare në Kalabri” dhe ndihmesën e shquar të arbëreshëve të Kalabrisë në zhvillimin e kulturës, në ndihmë të Dheut amë, shkruar nga monsinjor Eleuterio Fortino.







All the contents on this site are copyrighted ©.