2013-01-21 15:46:51

Ipeshkvijtë e Malit vizitojnë të plagosurit e ndihmojnë të shpërngulurit


Ipeshkvijtë e Malit vizituan të plagosurit e luftimeve ndërmjet terroristëve e trupave franceze e lokale, në spitalin e Bamakosë. Sipas agjensisë kishtare Fides, Konferenca Ipeshkvnore e vendit është mbledhur që dje, për të vlerësuar ç’mund të bëjë Kisha Katolike për të shpërngulurit dhe për të plagosurit. Që tani, ajo është impenjuar në ndihmën për 200 – 300 mijë refugjatët e kësaj periudhe, të cilët janë strehuar edhe në vendet fqinjë. Në jug të Malit, refugjatët u shtohen të shpërngulurve të mëparshëm, që sipas Kishës, ishin me dhjetra mijëra.







All the contents on this site are copyrighted ©.