Papa kufizon zyrtarisht detyrën e Primatit të Irlandës
Benedikti XVI emëroi sot një ndihmës fuqiplotë për kryedioqezën metropolitane të Armagh,
seli e Primatit të Irlandës. E ky vendim u mor sepse Primati, kardinali Shon Bredi,
është ngatërruar në shkandullin e pedofilisë. Kujtojmë se, së bashku me ipeshkvin
e tij të asokoshëm, Primati irlandez mbuloi me heshtje shpërdorimet e një meshtari,
për sjelljen e të cilit qe i ngarkuar të hetonte. Kardinali Bredi i pati kërkuar
që më 2010 Papës të mos e ushtronte më detyrën e tij. E tani, në krye të kryedioqezës,
vjen imzot Eamon Martin, i klerit të dioqezëss Derri, si kryeipeshkëv fuqiplotë. Imzot
Martin deri tani ishte administrator dioqezan i së njëjtës dioqezë, nga e cila Papa
lëvizi edhe ipeshkvin Hegarti, që gjithashtu heshti për priftërinjtë e ngarkuar
me fajin e rëndë të shpërdorimit seksual mbi të miturit.Imzot Eamon Martin do ta zërë
vendin e kardinalit Bredi vitin e ardhshëm, kur Primati do të mbushë moshën 75 vjeç.