2013-01-18 18:56:38

Në Algjeri, terroristët në shënjestër. I pasigurtë, numri i pengjeve të vrara


Mëse gjysma e 132 pengjeve të huaja në In Amenas të Algjerisë janë të lirë. Numri i përgjithshëm i pengjeve të lira është 650, ndër të cilët 573 algjerianë. Kujtojmë se punëtorët algjerianë e të huaj, që punojnë në impiantin për përpunimin e gazit në In Amenas, u morën peng nga një grup terroristësh i lidhur me Al Kaedën, si përgjigje ndaj ndërhyrjes franceze në Mali. Islamistët duan të shndërrojnë dy pengje amerikane me dy terroristë, që ndodhen në burg në SHBA-të, ndër të cilët edhe Omar Abdel Rahman, që mbahet si frymëzuesi i atentatit në Kullat Binjake në Nju Jork. Kërkesa tjetër është fundi i luftës në Mali.







All the contents on this site are copyrighted ©.