2013-01-17 15:40:07

Papa në Twitter, edhe në latinisht: “Tuus adventus optatissimus est”


Që nga dita e sotme, faqja e internetit e Papës në rrjetin shoqëror Twitter do të jetë edhe në latinisht. Është gjuha e nëntë e faqes “@Pontifex”, e cila, deri tani, publikohej në anglisht, spanjisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, portugalisht, polonisht dhe arabisht. Benedikti XVI e quan Twitter-in në latinisht: “Pagina Publica breviloquentis”. Në tweet-in e parë, shkruan: “Tuus adventus in paginam publicam Summi Pontificis Benedicti XVI breviloquentis optatissimus est”, që do të thotë “Hyrja jote në faqen zyrtare Twitter të Atit të Shenjtë Benedikti XVI është mëse e pëlqyeshme”. Ndjekësit e Papës e kanë kaluar shifrën 2 milion e gjysëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.