Gjergj Kastrioti në veprën “Historia e Shqipnis” e Z. Tajar Zavalanit
SKENDERBEU I pari autor i jetëshkrimit të Skënderbeut ka qenë Martin Barleti,
i cili jetonte në nji kohë me fatosin tonë kombëtar. Barleti ishte nji prift katolik
nga Shkodra që pat rastin me njoftë disa nga prijësit luftarak t'asaj kohe, të cilët
i kallzuen gjithçka dinin mbi trimnit dhe fitoret e të parit të tyne, Gjergj Kastriotit.
Ai kishte pasë gjithashtu mundësin me studjue dokumentet zyrtare të arkivit të Venedikut,
ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit të Shkodrës prej Turqve. Biografin e Skënderbeut
ai e shkrojti në gjuhën latine dhe e botoi në Romë në fillim të shekullit të XVI.
Nji shekull ma vonë, G. Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetër biografi
të Skënderbeut të shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, të cilin Imzot Fan
Noli e pagësoi Tivarasi. Dorëshkrimi origjinal i veprës së Tivarasit, që mbante datën
1480, ka humbë përjetë dhe njifet vetëm nga referencat dhe citatat që përmban libri
i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh. Nji burim i tretë origjinal
mbi jetën e Skënderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feodale
e Beratit dhe luftoi krahpërkrah me Skënderbeun. Ai jetoi në Shqipni edhe 11 vjet
mbas vdekjes së heroit t'onë dhe mandej u vendos në Napoli. Atje shkrojti "Historin
dhe trashëgimin brez mbas brezi të familjes së Muzakëve", ku kallzon historin e Skënderbeut
si nji gja që ka dishmue ai vet. Në shekullin e XIX, dijetarë të kombësive të ndryshme,
tue lanë menjianë veprat e shumta që ishin shkruejtë gjatë dy shekujve të maparshëm,
u kthyen përsëri në burimet origjinale që ishin mbyllë në arkivat e Vatikanit, Venedikut,
Raguzës dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanë shtie nji dritë të re mbi jetën dhe veprat
e Skënderbeut. Disa e përmendin në vepra të përgjithëshme dhe fort të gjata që shkruejtën
mbi shekullin e zaptimit të Balkanit nga Turqët. Disa të tjerë si Anglezi Clement
Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtën biografi të gjata të
Skënderbeut. Por punën ma të madhe dhe ma të vlefshme e banë eruditët Thalloczy, Jireçek
dhe Shufflay, të cilët mblodhën së bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash që
përbajnë nji vepër monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma në fund, iu erdhi radha
Shqiptarve. Mbas luftës së parë botnore, Imzot Fan Noli botoi "Historin e Skënderbeut",
e cila gëzoi menjiherë nji popularitet të jashtëzakonshëm dhe u mësue gadi përmendsh
nga nxariësit e shkollave në atdheun e lirë. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojëdhanat
e popullit mbi Skënderbeun. Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi niversitetit të Louvain
në Belgjikë nji thezë doktorati në gjuhën frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion
turque au XVëme siëcle". Kjo u botue në formë libri me shpenximet e Universitetit.
Mbas luftës së dytë botnore, pikërisht më 1947, Fan Noli botoi nji histori të Skënderbeut
në gjuhën anglishte. Kjo asht nji vepër shkencore e nji niveli shum të naltë, sidomos
për shënimet kritike mbi veprat e autorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi Skënderbeun,
ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopën
tonë kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj vepre qëndron në orvatjen e auktorit
me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtë me interpretue
ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futë Skënderbeun
në kallëpin e nji shefi gueriljesh të kohës sonë. Nga ana tjetër tue dashtë me korrigjue
nji tregim të Barletit që i duket i gabuem, ai jep nji versjon të tijën që prish ndoshta
nji legjendë, por nuk duket ma i bindëshëm. Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet,
as kohën me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky kapitull
asht bazue në veprat e Imzot Fan Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pak shtesa ose
ndryshime nga burime të tjera. Kthimi në Krujë Gjergj Kastrioti, që muer famë me mbiemrin
Skënderbe, ishte djali ma i vogël i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve
princore ma të fuqishme të Shqipnis së Mesme. Gjergj Kastrioti lindi në Mat më 1405,
mbas biografis së Barletit, më 1412 mbas mendimit të Fan Nolit. Legjenda popullore,
që u thur mbas gojëdhanës, thotë se e ama, Princesha Vojsava, kur priste fëmijën pa
në andërr se i dha jetë nji dragoi që ishte i madh sa e tanë Shqipnija dhe përpinte
Turqët me shumicë. Gjergji kishte, kur lindi, shenjën e nji shpatë në krahun e djathtë.
Që i vogël ai tregoi nji interesim të çuditshëm për armët e luftës dhe i pëlqente
me luejtë si ushtar me vllaznit dhe me djemt e tjerë të moshës së tij. Mbas disfatës
që pësoi nga dora e Turqve më 1423, Gjon Kastrioti u detyrue me i dërgue Sulltanit
si peng të katër djemt e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetëm 6 vjeç. Kurse
shifrat që dhamë ma sipër tregojnë se duhet të kenë qenë 18, domethanë nji djal që
kuptonte nga bota dhe që nuk mund të asimilohej* krejt në ambjentin e ri të Oborrit
të Sulltanit. Biografët ma të vjetër janë dakord se Skënderbeu kaloi gadi 20 vjet
si peng në duert e Turqve para kthimit të tij dramatik në Krujë më 1443. Domethanë
se ishte nji burrë i pjekun 38 vjeç kur ngriti flamurin e luftës së shenjtë kundër
shkelësit otoman. Tue shkelë zotimin që kishte dhanë, Sulltan MuratA i n detyroi të
katër djemt e Kastriotit të pranojnë fën muhamedane. Mandej, iu ndërroi emnat tur
quejtë Gjergjin Isqender-Bej, që u kthye shqip në Skënderbe. Ky asht një emën simbolik
që iu dha Skënderbeut për kujtim të Lekës së Madh, tue qenë se nuk ekziston ndër emnat
muslimane. Në oborrin e Sulltanit Skënderbeu u vue në shkollën e kadetve të Pallatit.
Përveç truqishtes ai mësoi edhe disa gjuhë të tjea dhe sidomos italishten. Arti i
luftës zgjoi interesimin e tij ma të madh. Porsa ishte në moshë me përdorë armët,
ai u çque në lojnat ushtarake në mes të gjith vërsnikve të tij. Shpata ishte arma
e tij ma e preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti që i pëlqente ma tepër. Nga pamja
fizike ishte i gjatë, me nji trup të derdhun prej statuje, me sy që shkëlqenin nga
gjallnija dhe zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor të mahnitshëm. Sulltan Muratit i
kishte ba përshtypje shkathtësia e tij mendore dhe mjeshtërija e përsosun në garat
me armë. Ai e muer me simpathi dhe e la të jetonte, ndërsa vllaznit e tij duket se
u mbytën në nji mënyrë që nuk dihet mirë. Skënderbeu u ba komandant kavalerije në
ushtërin otomane dhe muer pjesë në disa luftra të Sulltanit n'Evropë dhe n'Azi. "Në
rrethimin e nji fortese n'Anadoll, - shkruen Fan Noli, - Skënderbeu, si Leka i Madh,
u ngjit majë murit, ngriti sanxhakun dhe hyni i pari në qytet". Mbas çdo spedite Skënderbeu
kthehej ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenë robër dhe plaçkë pa masë. Fama e tij rritej
dita-ditës; ushtërija e adhuronte; komandantët e tjerë e kishin zili. Ndërsa Skënderbeu
ishte në oborrin e Sulltanit, lufta kundër Turqve vazhdonte akoma në Shqipni. Sikur
e pamë, më 1432, Andreja Topija korri nji fitore të madhe, e cila pat si pasojë nji
kryengritje të përgjithëshme prej Shkodre në Gjinokastër. Tri ushtëri të tjera që
Sulltani dërgoi kundër Shqipnis tre vjet me radhë u shkatërruen dhe u kthyen në Edrenë
pa e krye qëllimin. Suksesi ua shtoi guximin Shqiptarve, të cilët sulmuen garnizonin
turk të Gjinokastrës. Atëherë Sulltani dërgoi nji ushtëri të zgjedhun ndën komandën
e Isak Beut nga Shkupi. Shqiptarët u kapën në mes të dy zjarreve dhe pësuen nji disfatë
të plotë. Megjithatë, orvatja e Turqve me zaptue Beratin me 1438' u përpoq në nji
rezistencë shqiptare të pathyeshme. Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendrue larg
këtyne luftrave tue respektue detyrimet që kishte marrë kundrejt Sulltanit. Prapseprap,
kur vdiq në vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia dijti për nder qëndrimin e tij korrekt
dhe të paanshëm, por aneksoi menjiherë principatën e tij dhe dërgoi nji guvernator
turk në kështjellën e Krujës. Skënderbeu, i cili kishte mbetë si i vetnu trashëgimtar
i shtëpis së Kastriotve, u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me vehte se nuk
do të linte që kjo grabitje të kalonte pa dënim dhe se do të çkëpuste pronat e familjes
nga thonjtë e uzurpatorit. Rastin e volitshëm për të prue betimin e tij në vend Skënderbeu
e gjeti më 1443. Ai ishte tue marrë pjesë në nji speditë ushtarake drejtue kundër
Kristianve t'Evropës, të primun prej Vojvodës së Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja
ndërmjet të dy ushtërive u zhvillue në Konovicë afër Nishit. Skënderbeu, i cili komandonte
nji krah të ushtëris turke, pushoi së luftuemi dhe Hunjadi duel fitues. Skënderbeu,
i cili kishte ba mend me u kthye në atdhe për të lirue tokat arbnore, detyroi qatipin
e Sulltanit me i dhanë nji ferman për guvernatorin e Krujës që t'i dorzonte kështjellën.
Porsa mërrijti në Krujë, Gjergj Kastrioti u kthye në fen e të parve dhe proklamoi
luftën e shenjtë kundër invaduesve muhamedan. Ky epizod dramatik i kthimit të Skënderbeut
në Krujë, asht përshkrue në historin e Barletit dhe asht përjetsue në vjershën "Skanderbeg"
të poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit të Skënderbeut
në kështjellën historike asht pjella e imagjinatës së Barletit. Pikpamja e tij asht
se, mbas kapitullimit të Gjon Kastriotit, Skënderbeu qëndroi pranë babës së tij dhe
vetëm kohëmbaskohe shkonte me luftue për Sulltanin në krye të nji fuqije shqiptare.
Kët thezë të rë Imzot Fan Noli e zhvillon në historin anglishte të Skënderbeut që
botoi mbas lufte. Po të jet e vërtetë kjo, atëherë del se Skënderbeu nuk u muer peng
nga Sulltan Murati. Kurse të gjith auktorët e asaj kohe thonë me siguri se Skënderbeu
kaloi disa yjet në oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpërsëdrejti
kët fakt. Them fakt, sepse përdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin
Isqender dhe titullin bej që ishte atëherë nji gradë në hjerarkin e ushtëris otomane.
Nji tjetër pikë që mbetet e pashpjegueshme në thezën e Imzot N.olit asht se si Skënderbeu
kaloi njizet vjet në Shqipni mbas mundjes së Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesë në
luftrat që u zhvilluen në tokën arbnore. 1 vetmi korrigjim me vënd që Fan Noli i ka
ba historis së Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte
nji çilimi i vogël, por nji djal i rritun në votrën atnore, i cili kishte kuptue tragjedin
e atdheut të sulmuen dhe të mposhtun nga nji fuqi e huej. Asht rasti me theksue se
qysh kur shkrojti historin e Skënderbeut në gjuhën amtare, Fan Noli u ba dishepulli
i doktrinës së Karl Marksit. 1 hutuem nga enthuzjazmi për kët fë të rë politike dhe
shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futë historin në kallëpin e dogmave të thata marksiste
mbi luftën e klasave, determinizmin ekonomik, etj. Në konceptin materialist të historis
që predikojnë dishepujt e Marksit nuk ka vënd për ndjenja patriotike dhe për heronj
kombëtar, jeta e të cilve asht përzie me legjendë, mbasi për marksistët historin e
bajnë "masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep prova ma bindëse, na do të preferojmë
kallzimin e Barletit mbi kthimin e Skënderbeut në Krujë.
Skënderbeu në
mes të Turqve dhe Venedikut
Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi kështjellën
e Krujës dhe shpalli luftën e shenjtë kundër invaduesve mysliman, Skënderbeu shtini
në dorë pikat e forta të principatës së Kastriotve ku Sulltani kishte vendosë garnizone
ushtarake të përhershme. Randësin ma të madhe në mes të tyne e kishte Stefigradi,
në kufinin linduer të Shqipnisë, që shërbente si nji kullë vëshgimi për të diktue
afrimin e ordhive anmike, të cilat aviteshin gjithnji nga ai drejtim. Të gjith Turqët
dhe shqiptarët që ishin kthye muhamedanë u ftuen të pranojnë fen Kristjane. Ata që
refuzuen Skënderbeu urdhnoi që të griheshin pa mëshirë. Kjo ishte e para gjakderdhje
që i dha shkëndijë luftës 25 vjeçare që Skënderbeu bani kundër dy Sulltanve osmanlli.
Nji valë e bujshme enthuzjasmi në tanë Shqipnin shoqnoi kthimin e Skënderbeut në Krujë.
Fama e tij si nji prijës i madh ushtarak kishte ra në veshin e çdo Shqiptari, malcor
a fusharak, i madh a i vogël, i pasun a i vorfën. Kjo ishte arma e tij ma e fortë,
mbasi ai kuptonte se nji bashkim i ngushtë i të gjith Shqiptarve ishte i domosdoshëm
për me iu ba ballë me sukses hyryshit të ordhive turke që nuk do të vonoheshin mbas
gjith atyne që ndodhën. Gjergj Kastrioti iu bani nji thime të parve të kombit për
të bashkue fuqit për nji qëllim dhe ndën nji komandë të vetme. Kushtrimi i tij u ndigjue
dhe nji kuvend kombëtar u mblodh në Lezh, që ishte ndën sundimin e Venedikut. Në kuvënd
muerën pjesë krenët e familjeve ma të fuqishme shqiptare, ndër të cilët ma të çquemit
ishin: Pal Dugjakini, Pjetër Shpati, Gjergj Ballsha, Andrea Topija, Theodor Muzaka,
ashtu edhe Stefan Cërnojeviç i Malit të Zi. Ata u mblodhën më 2 Mars 1444 në kathedralën
e Shën Kollit dhe formuen Lidhjen e Princave Shqiptar, tue zgjedhë njizanit Skënderbeun
si kryekomandant. Çdo antar i Lidhjes rezervoi të drejtën me caktue numrin e ushtarve
që do t'epte si kontribut drejt qëllimit të përbashkët. Ndërsa Skënderbeu kishte likuidue
garnizonet turke në tokat e principatës së Kastriotve, kështjella dhe qytete të tjerë
të Shqipnis ndodheshin akoma ndën okupatën e anmikut. Kjo bahej simbas rregullave
të luftës mesjetare, kur nji prijës lokal, i cili kapitullonte përpara Sulltanit,
detyrohej me pague nji haraç të përvitshëm, me i dhanë peng nji a ma tepër pjestarë
të familjes së tij dhe me pranue vendosjen e nji garnizoni turk në nji qytet ose kështjellë
të principatës së tij. Kur Gjergj Kastrioti proklamoi luftën e shenjtë kundër Sulltan
Muratit, garnizone turke kishte në Vlonë, Kaninë, Gjinokastër, Berat dhe Elbasan.
Ndërsa në Shqipni u organizuen fuqit për ndeshjen supreme me nji anmik që nuk dinte
me u ndale, ne shtetet fqinj kishte marre fund gadi krejt çdo rezistence e orgamzueme
Qysh me 1389, Serbia ishte ba nji provincje otomane me Despotin Gjergj Brankoviç si
vasal te Sulltamt, te cilit i ishte dhane dy djem si peng dhe te bijen si grue Bullgaria
kishte pushue me qene nji mbretni e pamvarun qysh me 1393, kur kryeqyteti i saj Ternova
kishte ra ne duert e Turqve Stambolli vet ishte nji qytet gadi i rrethuem Nga Oborn
i tij ne Edrene Sulltam i diktonte Perandont se çfare politike me ndjeke Kur perandon
Jani i Vin Paleologu zgjodhi si trashegimtar te nipin Kostandin, Sulltam u informue
dhe çfaqi pelqimin e tij Kostandinit, i cili u ba Perandori i fundit i Bizantit, ishte
ne at kohe Despoti i Morës, ku memzi po qendronte ne fuqi, ndersa po e sulmomn Turqet
nga nji ane dhe Princet latin te Greqis nga ana tjeter I vetmi udheheqes kristian
qe luftonte kunder Turqve ishte Jan Hunjadi i Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen
e Mbretit Ladislav i III te Polonis, me qene edhe mbret i Hungaris Mbas instalimit
te tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi kishte emnue Hunjadin Vojvode te Transilvanis
dhe komandant te forteses se Belgradit Pikerisht gjate nji lufte te Hunjadit kunder
Turqve, Skenderbeu gjeti rastin, sikunder e pame ma nalt, me u kthye kunder Sulltanit
Boten Kristiane te Perendimit e perfaqesonte ne Shqipni Venediku qe okupcnte skelat
e Tivarit, Ulqinit, Lezhes dhe Durresit Qysh diten e pare qe Turqet shkelen kambe
n'Evrope, venedikasit filluen me ba nji politike me dy faqe mbas tradites se Dandolos,
tue synue vetem e vetem interesat e tyne egoiste Qendrimi i Republikes se Shen-Markut
gjate Kuvendit te Lleshit ilustron ma se mirit ket politike oportuniste qe kishte
per parim me i a duert kur punet shkonin keq Venedikasit lejuen qe Kuvendi te mbahej
ne toke te tyne per te dhane pershtypjen se ishin ne favor te luft s kunder Turqve
Ata derguen observues per te pa se ç'u vendos gjate Kuvendit, por refuzuen me marre
ndonji detyrim konkret per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u trondite nga qendrimi i dyshimte
i Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje dhe filloi menjehere pregatitjet ushtarake
per sulmet nga lindja qe priteshin or'e çast Sulltan Murati e priti lajmin e "dezerhmit"
te Skenderbeut si nji ofeze personale qe duhej ndeshkue pa vonese Ai ishte i bindun
se nji spedite ushtarake nden komanden e gjeneralit te tij ma te zotin do te mjaftonte
per te likuidue "rebelin Isqender" qe i kishte shpalle lufte me nji guxim te marre
Ne Qershor te vitit 1444 nji ushtri turke prej 25 000 vetesh, shumica kalores, u nis
nden gjeneralin Ali Pasha per me i dhane fund "rebelizmit" te Shqiptarve Por pa kalue
shum kohe, Sulltan Murati muer haberin se ushteria e Ali Pashes ishte sulmue befas
dhe shpartallue nga trimat e Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se Poshtme Beteja,
sado e shkurte, kishte qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000 te vrame Nga ana
e Shqiptarve te vramit ishin afro 2000 dhe po ai numur te plagosumsh Si thote Barleti,
ne at shesh lufte luanet u ndeshen me luane Kjo fitore e pare e Skenderbeut pati nji
oshetime te madhe ne mbare Evropen Knstiane Papa Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans
e Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip le Bon e brohonten me enthuziasem NjI i derguem
fuqiplote i Hungaris u nis per ne Kruje me lidhe nji aleance me mbretin pa kunore
te Shqipnis. Rasti ma i pare per bashkepunim ne luftë të forcave kristiane u paraqit
para mbarimit të vitit 1444. Jani Hunjadi dhe Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue
me Turqët në skelën Varna të Detit të Zi. Skënderbeu u ba gadi me u shkue në ndihmë
aleatve të tij, mirpo Despoti i Sërbis, Gjergj Brankoviç, ndaloi kalimin e ushtëris
shqiptare nëpër tokat e tij. Ai vuni si shkak armëpushimin për dhjet vjet që ishte
nënshkrue në mes të Hungaris dhe Sulltanit në Czegedin më 12 Korrik 1444. Në bazë
të atij traktati Murati i II i kishte njoftë si sundimtar në principatën e tij. Kurse
i dërguemi i Papës Kardinal Cesarini e kishte bindë mbretin Ladislav me e shkelë armëpushimin.
Atëhere Polonija dhe Hungarija i shpallën luftë Perandoris Otomane. Sulltan Murati,
i cili ishte tërheqë nga jeta aktive, u kthye me vrap në Edrenë dhe muer komandën
e ushtëris turke. Beteja u zhvillue afër Varnës. Armata Kristiane pësoi nji disfatë
dërrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkë me mbretin Ladislav mbetën të vramë në sheshin
e betejës. 1 pikëlluem nga pamundësijë me mbajtë premtimin, Skënderbeu i dha nji mësim
Despotit Brankoviç tue ba kërdin në tokat serbe pranë kufinit. Të vetnut në botën
kristiane t'Evropës që e muerën me sy të keq fitoren e Skënderbeut qenë Venedikasit.
Ata u trembën se mos Gjergj Kastrioti bahej prijës i gjith Kristianve të Perëndimit
dhe kërcënonte ma tepër se vet Sulltani dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre tregtare
jo shum të pastra. Për të evitue nji gja të tillë Doga i Venedikut filloi negocjata
me Turqët për të shtie në dorë Vlonën dhe Gjinokastrën. Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit
gjetën sebep nga një përleshje ndërmjet dy familjeve princore shqiptare për me i shpallë
luftë Skënderbeut, i cili iu dha nji dackë të shëndoshë në betejën e Drinit më 23
Korrik 1448. Doge i banë apel Sulltanit, i cili dërgoi menjiherë nji armatë në Shqipni.
Kësaj Skënderbeu ia ndreqi hesapin në gusht po t'atij viti. Nji paqe e mballosun u
nënshkrue vitin tjetër, kurse për pak Venediku do të kishte humbë të gjitha posedimet
e tij në Shqipni. Skënderbeu muer premtimin se Republika e Shën Markut do t'i paguente
nji subvencjon të përvitshëm prej 1400 dukatë dhe nji hua prej 1500 dukatë për të
marrë pjesë me Hunjadin në luftën kundër Turqve. Ky farë armëpushimi, jo shum i sigurtë,
vazhdoi deri më 1463 kur Venediku vet ishte në luftë me Turqët dhe, tue pasë nevojë
për krahun e pathyeshëm të Skënderbeut, vrapoi me firmue nji aleancë me të.
Aleanca
me Mbretin e Napolit
Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dërgoi mot për mot
kundër Skënderbeut nji ushtëri turke ndën komandën e njanit apo tjetrit prej gjeneralve
të tij ma të mirë. Te gjith u mundën me nji rregullsi të pagabueshme para se me mërrijtë
deri në Krujë. Ma në fund, më 1450 Murati i II vendosi me u nisë vet në krye të ushtëris
për me i hangër kryet këtij kapiteni të nji populli malcorësh që guxonte me i ba luftë
sundimtarit ma të fuqishëm t'asaj kohe. Kështu u ba rrethimi i parë i Krujës ndën
komandën e vet Sulltanit të perandoris Otomane. Ai kishte prue me vehte metalin për
të shkrie topa në vënd. Gjylet treqind kilshe ranë si breshër kundër mureve të kështjellës,
mbasi komandanti, kont Urani, refuzoi me përbuzje nji ultimatum* me u dorzue. Bombardimi
i furishëm bani efektin dhe muri i kalas u çpue në nji vend. Yryshi i ushtëris turke
me u futë mbrenda u ndal përpara murit të krahnorve shqiptare. Muej me radhë Sulltan
Murati nxiti ushtarët e tij me zaptue reduktin e fundit të rezistencës shqiptare,
por më kot. Turqët duhej të mbronin vehten nga sulmet e trimave të Skënderbeut që
kishin zanë pozitë në malet përmbi kështjellën dhe nuk e linin anmikun të merrte frymë,
të gruponte fuqit, të sillte ushtëri dhe material dhe të pregatiste mësymjen. Nërkaq,
Venedikasit banin pare tue iu shitë Turqve ushqim dhe municjon. Në dëshpërim e sipër,
Skënderbeu ofroi me iu dhanë Krujën po të vinin me i ndihmue atij në vend që me ndihmue
anmikun. Por ata thanë se tregtija me Turqët iu leverdiste ma tepër. Prapseprap ndihma
e venedikasve nuk e shpëtoi Sulltanin nga disfata. Mbas pes muej orvatjesh të pafrytëshme
Sulltan Murati ngriti rrethimin e Krujës dhe u kthye në kryeqytetin e tij. "Kështu
mbaroi, - shkruen Falmrayer, - akti i parë i tragjedis shqiptare". Tue ndjekë gjurma-gjurmës
Turqët që po tërhiqeshin, Skënderbeu u kthye triumfalisht në Krujë. Ishte e para herë
qysh prej kohës së Sulltan Osmanit, që nji ushtëri turke thyhej në luftë tue pasë
në krye vet shefin e Perandoris. Skënderbeu muer famë si gjenerah ma i madh i botës
kristiane. Ai kishte dalë fitues kundër nji ushtërije dhjet herë ma të madhe dhe që
ishte pajosë me artilerin ma të mirë t'asaj kohe. Triumfi i Shqiptarve kishte kunorëzue
gjashtë vjet luftime të parreshtuna, por humbjet në njerëz ishin shum të mëdha. Me
mija Shqiptarë ishin vra në luftë ose masakrue, shum krahina ishin shkretue nga anmiku
që tërhiqej. Skënderbeu kishte nevojë të ngutëshme për ndihma, për me iu ba ballë
sulmeve të tjerë që nuk kishin për të vonue. Pikërisht n'at kohë të kritikëshme disa
nga pjestarët ma të fuqishëm të Lidhjes Shqiptare e lanë në baltë fatosin kombëtar,
tue dezertue kush në Turqët, kush me Venedikasit. Vetëm pjestarët ma të ngushtë të
familjes i qëndruen besnik Skënderbeut. Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugë tjetër
veçse me gjetë aleatë të tjerë jashtë Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit të Napolit,
Alfonsit të V, i cili ishte anmik i Osmanllive dhe i Venedikut. Kësisoj, Italija e
Jugut u përzie edhe nji herë në historin e Shqipnis. Në nji kapitull të maparshëm
kallzova se si Papa Urban i IV ftoi të vëllan e mbretit të Francës, Karlin Anjou (Anzhu),
me i shkue në ndihmë kundër mbretit të Siçiljes dhe Napolit, Manfred, që ishte prej
shtëpis mbretnore gjermane Hohenstaufen. Në Kallnuer 1266, Papa Klement i IV, pasardhësi
i Urbanit të IV, kunorzoi në Bazilikën* e Shën-Pjetrit Karlin Anjou si mbret të Siçiljes.
Ai kishte ardhë n'Itali në krye të nji ushtërije franceze, e cila mundi forcat mercenare
të Manfredit në betejën e Beneventos. Karli hyni triumfalisht në Napoli dhe u suell
si nji zaptues pa shkrupulla kundrejt popullatës vendase. Anmiqsija kundër tij shkoi
tue u shtue. Në Siçilje, që ishte qendra e rezistencës, u organizue nji komplot për
të prue në fuqi nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte mbreti i Aragonës*, Don
Pedro, i cili ishte martue me të bijën e trashëgimtaren e mbretit Manfred dhe ishte
afrue me Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun, kundër Karlit Anjou, i cili kishte
dalë si eksponenti i dinanstis latine të Stambollit. Sikur e pamë ma nalt, Karli kishte
marrë titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej me debarkue në Shqipni. Pikërisht
në at kohë Don Pedro, me ndihmën financjare të Paleologut, kurdisi planin e nji spedite
ushtarake kundër Siçiljes, mirpo para se flota aragonase të nisej prej Barçelonës,
populli i Palermos bani vet nji kryengritje që njifet në histori si "Vesprat Siçiljane",
mbasi ndodhi më 31 Mars 1282. Turma e Palermos u çue peshë tue pa nji grup francezësh
që mundoheshin me rrëmbye nji nuse që shkonte në Kishën e Santo- Spirito, jashtë mureve
të qytetit. Kupa e vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte mbushë deri në buzë. Ata që panë
sqenën e keqpërdorimit të nji vajze të rë me duvak të bardhë bërtitën "vdekje Francezve".
I gjith qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun, kështjella u zaptue dhe para mbarimit
të ditës 2000 francezët e Palermos ishin masakrue. Kryengritja u përhap në krahina
dhe, me pushtimin e Messinës më 28 Prill, e gjith Siçilja ishte librue nga sundimi
i huej. Tue pasë frikën e nji kundërsulmi hakmarrës të Karlit Anjou, Siçiljanët ftuen
Don Pedron me marrë kunorën si trashëgimtar i Manfredit. N'at mes, i biri i madh i
Don Pedros, Jaku, hypi në fronin e Aragonës, dhe ai dërgoi të vëllan Frederikun të
mbretnonte në Siçilje. Dinastija Aragoneze mbajti vetëm kunorën e Siçiljes gjatë tanë
nji shekulli, ndërsa dinastija e Karlit Anzhu vazhdonte me sundue mbretnin e Napolit.
Më 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna e II, e cila nuk kishte fëmijë, adoptoi si trashëgimtar
rnbretin Alfons t'Aragonës dhe Siçiljes. Por ndën presjonin e Papës dhe të princave
t'Italis, ajo ndërroi mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-të të dinastis Angjevine.
Mbasi ky i fundit vdiq para Joannës, ajo emnoi si trashëgimtar të fronit vllan e tij,
Renë de Provence. Por mbreti Alfons i Aragonës vazhdoi me e quejtë vehten trashëgimtar
të mbretnis së Napolit dhe, mbas vdekjes së Joannes, u nisë për me e shtie në dorë.
Halli asht se, tue dashtë me prue në vënd ambicjen e tij, Alfonsi ra në luftë me Genovezët,
të cilët e zunë rob dhe e prunë në Milano. Filipi, Duka i Milanos, u bind nga argumentat
e Alfonsit se ishte marrëzi për të me lidhë aleancë me Francezët për të prue dinastin
Angjevine në krye të mbretnis së Napolit. Kështu që Filipi e la Alfonsin të lirë dhe
e ndihmoi me vazhdue luftën. Kaluen gjashtë vjet lufte dhe përpjekjesh para se Alfonsi
i V bashkoi përsëri mbretnit e Napolit dhe të Siçiljes ndën shpatën e tij. Ky ishte
Alfons Shpirtmadhi, të cilit Skënderbeu iu drejtue për ndihmë mbas fitores së tij
të kushtueshme kundër Sulltan Muratit. Nji traktat aleance u nënshkrue në Gaeta më
26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj kohe, Skënderbeu u proklamue sa për formë
vasali i Alfonsit të V dhe u angazhue t'i paguente nji shumë të hollash vit për vit.
Mbreti i Naplit, nga ana e tij, muer përsipër t'i dërgonte Lidhjes Shqiptare nji fuqi
ushtarake të caktueme dhe ndihmë financjare për të vazhdue luftën kundër Osmanllive.
Në krye të trupave aragoneze u emnue nji gjeneral luftëtar, i cili u vendos në Krujë.
Traktatin e nënshkruen edhe princat shqiptar të tjerë dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue
me Skënderbeun si kryekomandant i kunorës së Aragonës, me nji pensjon prej 1500 dukatë
në vit. Nji fuqi simbolike prej 100 ushtarësh katalanë zuni vend në kështjellën e
Krujës dhe qëndroi atje deri mbas vdekjes së Skënderbeut. Mbas çdo fitoreje që korrte
kundër Turqve, Skënderbeu i dërgonte Alfonsit nji pjesë të plaçkës që mbetej në duert
e Shqiptarve, por asnji haraç në të holla. Traktati i Gaetas ishte sajue si guri themeltar
i kryqëzatës kundër Sulltanit, tue ndjekë gjurmat e prijësit norman Robert Guiscard.
Por kjo ndërmarrje dështoi dhe ushtërija aragoneze nuk debarkoi në Durrës. Skënderbeu
vazhdoi të jet zot në tokën e vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si aleat me të
drejta të barabarta. Mjerisht, disa nga bashkëpuntorët ma të ngushtë të Skënderbeut
e interpretuen traktatin e Gaetas si prammin e nji zgjedhe te huej. Intngat e anmikut
nga Edrenja dhe te Venedikut shfrytzuen sa mujten ket vale pakenaqesije dhe Shqipnija
u kercenue nga rrebeshi i vellavrasjes. Vendi i yne shpetoi nga kjo katastrofe* e
tille me nderhymjen e Kryepeshkopit te Durresit Imzot Engjellit, i cili u ngarkue
nga Papa Nikolla i V me pajtue grindjen ne mes te Shqiptarve. Viti 1451 u shenue me
nji ngjarje te hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut. Mbretnesha e Shqiptarve u
ba Andronika ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit te Vlones
dhe Kanines. Kjo mertese prum me vehte pajtimin e Skenderbeut me shtepin e Arianitve
qe kishte marre anen e Venedikut mbas krizes se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te
çmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe nuk japin hollesina. Martesa politike e
Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne mes te krenve Shqiptar, dhe sidomos te kater
djemt' e Arianitit, nipin e Skenderbeut Hamze Kastriotin, i cili ishte rrite ne fë
muhamedane, dhe parin e Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku mundohej me i nxite me
nji menyre ose me nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj Kastriotit si mbretin
pa kunore te kombit Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per vrasien e Skenderbeut dhe
dyshimi ra mbi Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin
e Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me
sukses kur Dukagjinet provuen se nuk kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete te
komplotit nuk u zbuluen kurr ose emnat e tyne nuk u shpallen botmsht.E vetemja disfate
serjoze qe pesoi Skenderbeu gjate karrjeres se tij ngadhnjimtare ishte ne rrethimin
e Beratit te okupuem nga nji garnizon i ushteris turke. NJI kontigjent napoletan prej
200 vetesh ishte dergue per te forcue ushtenn e Skenderbeut pre) 12 000 tnmash. Berati
u rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnm aparatet e atehershem per te rrafe muret
e kalas dhe ma ne fund u çel nji vend per kalimin e ushteris. Komandanti i garnizonit
turk ofroi me u dorzue mbrenda 11 ditve po te mos i vinte den atehere ndonji ndihme
nga jashte. Keshilli i luftes vendosi me e pranue ket dorzim me kushte. Skenderbeu
la kampin e ushteris shqiptare dhe u nis per nji fushate tjeter. Kalimi i ditve te
gjata pa asnji veprim çthun disiplinen ne radhet e kreshnikeve te Kastriotit. Kur,
pa prite e pa kujtue, 40.000 kalores Turq nden komanden e Isa Bej Evrenozit plakosen
ushterin shqiptare dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane gjalle as komandantin,
Muzake Topija Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen dezertimet ne anen e armikut.
Ai qe shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu
i Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me Turqet
edhe Hamze Kastrioti dhe dy Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me Venedikasit. Gjin
Muzaka i shpjegon kto dezertime tue thane se Skenderbeu kishte fillue politiken e
centralizimit te shtetit, tue aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze te sistemit
feodal Gjergj Kastriotin e detyruen rrethanat historike me ndjeke at politike, mbasi
ishte e vetemja menyre per me iu ba balle sulmeve turke. Densa Shqipnija ishte e ndame
ne principata te vogla autonome, Skenderbeu ishte ne rrezik qe te mbetej vetem ne
diten ma te keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone te pavdekshem u provue aty
per aty kur Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne krye te nji ushterije turke,
e cila u derrmue para se te shkelte ne token arbnore.
Gjergj Kastrioti në
veprën “Historia e Shqipnis” e Z. Tajar Zavalani