At Gjergj Fishta: “In hoc signo vinces” - Skanderbegut
At Gjergj Fishta: “In hoc signo vinces” - Skanderbegut
Tue zbardhun
mosha dhjetepèstë e jona Atje prej shtojesh t’ Anadollit t’ plleshem Hànza
përgjakshem, nisë mbi Europë t’ kukzohet. Ishte zot-madhì i Turqvet, qi
në krye 5. Të ma s’ rrebtes ushtrì të jetës s’ atëhershme Ujnat
e njelmta dilte t’ Helespontit, Edhe betohej n’ mni të vet mizore, Se
shpirti trupit s’ do t’i dahej para Se hànzën t’ ngrifte mbi Sh’ Sofì t’
Bizantit 10. E n’ Sh’ Pjeter t’ Romës tagjì t’i vète kalit. E
pse ai burrë dokrrash e pallavrash s’ ishte, Perpara tij ràn frone e ràn
therore; U rroposen mbretnì e u shkimen fise, E as bàr mà s’
bijtì andej ka’ i shkeli kamba. 15. Greku, Bullgari humben, humbì Serbi,
- Humbi, po, Serbi, madhështija e t’ cillit, Qatje te e vona
boten mbarë në zi Do t’a pshtiellte. – T’ felgruemun drojet, shuejten Zànin
mbretent e Europës. Zâmaret eshten, 20. Eshti edhè kanga e njì mjerì i shemtuem,
I ra mbarë dheut. Kur,
qé, mbi kep të Kruejes Titanike po del nji hije burri, Vetullat
ngerthye, si dy hullì rrufeje, Me do sy zjarmi e ‘i mjekerr t’ thijtë,
e cila 25. Shllungë gjatë nofllash i derdhej, si ajo njegulla Rreth
njaj curri s’ thepisun. N’ krye trishtueshem Flakë i shkelqàn tarogza brynatake,
Qi, tmerrshem ka ‘i vezullon nen rreze t’ diellit, Kometë zharitse
dàn ndër sy t’ anmikut. 30. Ai àsht fatosi i ndiemun Gjergj Kastrjota,
I Madhi Gjergj Kastrjota Skanderbegu, Qì, pre’ atij kepi, si
njì shqype mali Kundron kah forca e barbarìs lindore Shkon tue
rrëmbye mbretnì e fise e popuj, 35. E gjithshka t’ mbarë perftue kisht’
mendja e nierit; Sì rribë Veriu, qi rêt i fshin prej qiellit E
e lên token me u thà. Edhè tue pamun Se anmiku i rrebtë i gjytetnìs njerzore
Po nisë per s’ afermi Shqypnìs t’ kercenohej 40. E se prej
nierit s’ kisht’ pse ndimë me pritun, Çon syt kah qiella, e zèmra gjak
t’u i shkue, “O Zot! – gerthet, - O Zot i Madhi i Ushtrivet! E
po a njimend se mà s’ do t’ két Shqypnija Nji vend kù me t’ u lutë?...
e se gràt t’ ona 45. Djepat n’ Azì mbas sodit do t’ perkundin?... E
se Shqyptari token do t’ punoje Veç për me kndellun n’ mish gocat qerkeze,
Qi nji Tirani t’ i sherbejnëma kandshem? Ohì pse i a mbrrim
ksajë dite, e s’ ka shperthye 50. Toka q’ me kohë, me na perpi per s’
gjalli! Ti, o Zot i Madh i Ushtrivet, ti prej qiellet Zèmer e
forcë m’ dergo, qi ktij Tartari Barbàr un t’ ia diftoj, se Shqyptarija
S’ merret pa gjak, e se per Fé e Atdhé 55. Din t’ desë Shqyptari”.
Permbi flatra Të bardha t’ Fés kjo lutë u çue kah qiella E i
shkoi n’ vesh Perëndis e e preku n’ zèmer. I Amshuemi, atëhera, prej visarit
t’ qiellvet Xjerrëë një pelhurë të njyme “kuq e zì”, 60. Qi
Engjujt vetë n’ Parriz endun e kishin: E mbasi e puthë i Lumi e vèn në
bàll, Nji Kerubini t’ lehtë i urdhnon tu’ i thànun, “Na,
e ketë Flamur Skanderbegut çoja Atje poshtë n’ Krue, e thuej prej ane
s’éme, 65. Se dersà t’ rrije tok fisi i Shqyptarit Nen hije
t’ ktij emblemi t’ ém t’ bekuem, Zot m’ veti e i lirë gjithmonë ai ka
me kènun”. Kshtù tha i Amshuemi; e ai Kerubini i qiellvet Palosun
n’ parsme Flamurin e Shqypnìs, 70. Hapë flatrat e prarueme e poshtë Empirit
Zhgjetë nper nji rreze drite dirgjet n’ Krue. Kù Skanderbegut
n’ dorë dhantìn e Zotit – Flamurin e Shqypnìs – i a nep e kshillin E
t’ Lumit i a difton: se si Shqyptari 75. Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë
do t’ mund qìndroje. Si ai njeri, qi trishtue një andrre s’ keqe, Kùr
gjumi i del, me vedi xèn e gzohet, Se n’ hije e jo ì njimendtë iu tfaq
rreziku: Kshtù Skanderbegu nisë me u gzue me vedi, 80. Si Lajmi
i qiellvet n’ dorë i a dha Flamùrin E i tha se per nen hije t’ tij Shqypnija E
lirë e zojë m’ vetvedi p’herë do t’ jitte. Edhe armatìset Burri i dheut
krejt m’ hekur, Njeshë pallen n’ ijet – pallen t’ rrebtë, mizore, 85. E
m’ patershanë, me pafta arenzi t’ mbathne, Njet Flamurin kuq e zì, qi vetë
i Amshuemi E kishte puthë, edhe mbi shpinë të kalit, Qi, fry
turìjt, njuhatte erë të gjakut, Hidhet porsi duhì e rrebtë. Prej millit
90. E zjerrë pallen mizore, e drejtë kah qiella Heshten e ngrehë.
Nji fllad i lehtë, i ambel – Flladi i Dashunìs – po e zhdrivillon Flamùrin. -
Flamùrin e Atdheut t’ èm – qi tue gufue Mallnueshem neper ajr të lirë t’
Shqypnìs 95. Nisë me u valvitë si fleta e Kerubinit, Si
njaj skundilli i petkut t’ Perendìs, Qi, mirë qendisë me hàna, hyj e diella, Prej
krahve t’ amëshuem e t’ gjithpushtetshem I mvaret poshtë neper hapsi t’
Empirit, 100. Kah, pshtetë n’ stuhi e n’ flatra t’ rribës s’ Murranit Sheston
boshtin e moknes s’ rrokullìs. E ashtù n’ atë dukë të rrebtë e t’ perfrigueshme
Me ‘i zà, si tue ulrue, prej kepit t’ Kruejes Po u thrret
Shqyptarve t’ vet e u thotë: “Ktù burra! 105. Ktù eni, o t’ bijt e Maleve!
Shqyipnija Gjindet n’ rrezik!” N’ atë bulurimë ushtuene Malet
e fushat e Shqypnìs kreshnike, Edhe nji çetë e vogel homeridash, -
Burrash si motit veç qi i bàte nàna - 110. Per rreth tij mblìdhen, e
nen hije t’ Flàmurit Nji bé të madhe bàjn e lidhin besen, Se
i pllâmë toke t’ Atdheut s’ ia lshojn Tartarit, Po s’ e lán para me gjak
t’ tij t’ perdhosun. T’ forcuem me atë bé, t’ forcuem me shèjtni tagresh
115. E shpresë n’ Zotin tue mbajtë e m’ krah të vetin, Me
Flamur kuq e zi zhdredhun perpara, Poshtë errmorevet t’ malevet t’ thepisuna
Si rreshme bore prej ndo ’i kulmi t’ rryeshem, Rrâjn fulikare
permbi rradhe t’ Turqvet; 120. Të cillt, prej s’ largut tue u a pamun
hovin, Thonë se kulshedra me dragoj po u turret. Edhe mnerrshem
nisë lufta titanike. Kah t’ idhtat shpata, kah gjakbâset heshta Çeken
nder shkndija me vringllimë t’ trishtueshme, 125. E bubullojn henikë
edhe gopedra, E vrrasin keqas të varruemt per dhé. Kaq nji zhurmë,
nji rropame e ‘i vigmë e kobshme Çohet per ajr të terratuemun pluhnìt,
Qi rreth e rrotull t’ tanë dridhet Balkani. 130. Shkon gjaku
rrkajë. T’ tànë fusha e gjànë e Dibrës Me kurma t’ zeshkët barbarësh àsht
mblue. Hidhet, Hingllon, trumhaset kali i Skanderbegut, Kah
thundra e mbathne kthelltë i humbë në dhé Të rìjtun n’ gjak t’ barbarit.
N’ dhambë brén buzen, Atëherë zot-madhi i Turqve pendohet Qi i rà kurr
n’mend t’i mësyjë Shqypnìn mizore.
E sheh, po, vetë gjakbàsi, se
rob s’ bàhet Ai dhé, kù Flamuri kuq e zi valvitet. (Nga vepra ‘Mrizi
i Zànavet’, shtypshkroja “A. Gj. Fishta” Shkoder 1941)