2013-01-16 17:12:47

Në Mali vazhdojnë bombardimet franceze. Rebelët marrin Konën


Në Mali vazhdojnë bomardimet franceze e qeveria e Parisit deklaron se numri i ushtarëve të disllokuar në vendin afrikan do të rritet deri në 2500 vetë. Rebelët xhihadistë kontrollojnë qytetin e Konës dhe kanë ndërprerë lidhjet me Gaon. Pritet ndërhyrja e trupave të Bashkimit Ekonomik të Vendeve të Afrikës Perëndimore, ndërsa vetë Franca dhe vendet e Këshillit të Sigurimit kërkojnë një forcë prej së paku 3.300 ushtarësh, të dërguar nga OKB-ja. Nesër, në Bruksel do të mblidhet këshilli i jashtëzakonshëm i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, i cili duket se do të orientohet drejt shtypjes së islamistëve. Për një analizë të këtij skenari, të dëgjojmë ekspertin italian për Afrikën, Arrigo Paloti, pedagog në Universitetin e Bolonjës:RealAudioMP3
Ky skenar në Mali është pasojë e rënies së regjimit të Gedafit në Libi. Në një kuadër historik tensionesh të forta ndërmjet veriut e jugut të vendit, në çastin kur grupet e armatosura Tuareg, që paguheshin nga Gedafi, ikin nga Libia e kthehen në Mali, shpërthen konflikti. Fillimisht, ai kishte shtytje indipendentiste, por më pas, ndërhynë rrjete të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar dhe gjithë lëvizja mori tone më të ashpra e më të rrezikshme. Ka konsensus për ndërhyrjen ushtarake të Francës, por ndërhyrje të tilla dihet kur fillojnë, por jo kur mbarojnë.








All the contents on this site are copyrighted ©.