2013-01-13 10:20:05

Revolucionet arabe dhe pranvera e tradhtuar.


Pranvera arabe e 2011–tës kaloi, duke lënë pas më shumë problematika të hapura e skenare të vështira, sesa shpresa. Revista e etërve misionarë të Zojës Ngushëlluese “Misionet Ngushëlluese” në numrin e saj të parë të 2013-tës paraqet një dosje të pasur, me titullin domethënës: “E pas pranverës, erdhi dimri”, hartuar nën kujdesin e orientalistes dhe eseistes, Anxhela Lano. Me një stil të thjeshtë e të qartë, studiuesja paraqet skenaret e gjeopolitikës, ku sundojnë SHBA, Rusia e Kina, ndërsa Evropa synon të ngjitet në një të përpjejtë, që të merr frymën. Viktima të kësaj situate janë popujt, të cilëve u mohohen të drejtat dhe perspektivat e, posaçërisht të krishterët e bashkësive më të goditura e më të persekutuara pas përfundimit të pranverës arabe. Në dosje gjejmë analiza, retrospektiva, prapaskena dhe një sërë intervistash, si ato të përfaqësuesve të kulturës e të politikës në Egjipt, Tunizi, Siri, Liban, realizuar nga Anxhela Lano. Kështu “Misionet Ngushëlluese” praraqesin një material shumë të pasur e të çmuar për lexuesin, që dëshiron t’i thellojë njohuritë lidhur me këtë temë.
Të ashtuquajturat ‘pranvera arabe’ shkruan redaktorja, u bënë vjeshta, madje dimra. Fitimtarët e vërtetë nuk janë masat e të rinjve, por lëvizjet e organizuara rreth “Vëllazërisë myslimane”, ose rreth selafitëve të rinj. Me disa protagonistë pak a shumë të njohur, si Arabia Saudite, Katari, Turqia, Izraeli e SHBA. Janë një sërë revoltash të paakredituara (Bahrein, Arabia Saudite, Jemeni,) si nga bashkësitë brenda zonës, ashtu edhe nga mediat.
Ka edhe skeda didaktike shumë të nevojshme e të sakta, realizuar për të lehtësuar kuptimin lidhur me aktorët e kësaj fushe: Vëllezërit myslimanë, salafitët, përfaqësuesit fondamentalistë e radikalë të Islamit politik xhihadist, që luajnë gurët e shahut në fushën e Lindjes së Mesme e në Afrikën sahariane; është rreziku iranian, e në sfond, edhe fati i papërcaktuar i Shtetit palestinez.
Luftërat e fshehura civile, të brendshme e ndërkombëtare, si ajo e Malit dhe e Sirisë, por jo më pak e vendeve të tjera, si Magrebi ose Lindja e Mesme, krijojnë një skenar në evolucion, në të cilin nuk është aspak e lehtë ta zhdredhësh lëmshin e ngatërruar keqas. Sunitët kundër shiitëve, diktatorët, islamofobia, aleancat; roli i familjes Al Saud dhe strategjitë ndërkombëtare të zotërve të naftës; Erdoan dhe otomania e re e akoma, neoliberalizmi, që kërkon bashkëjetesë ndërmjet zbatimit të rreptë të ligjit islamik dhe parimeve më të skajshme të ekonomisë së tregut e, në fund, edhe një reflektim mbi pasojat negative të lirisë së mendimit, të opinionit e të fesë në këto zona.
Simbolik, rasti i Sirisë dhe i pakicave të krishtera. Deri në shpërthimin e revoltave, marrëdhëniet ndërmjet besimtarëve të krishterë dhe bashkësisë myslimane, edhe pse në një situatë të pasigurtë e të varur, ishin mjaft pozitive. Me luftën civile në vijim, të krishterët u vunë në shënjestër nga rebelët dhe bandat e armatosura. Agonia dhe martirizimi i Kisairit, Homsit, Halebit e dëshmojnë sa tragjik është ky realitet.







All the contents on this site are copyrighted ©.