2013-01-13 19:12:57

Papa: Jezusi është zhytur në realitetin e kushteve njerëzore dhe e kupton brishtësinë tonë.


Papa Benedikti XVI në solemnitetin e sotëm të Pagëzimit të Krishtit, ka pagëzuar 20 fëmijë në Kapelën Sikstina në Vatikan, gjatë kremtimit të Meshës së Shenjtë. “Jezusi tregohet solidar me ne, me mundimin tonë për t’u kthyer në udhën e Hyjit, në përpjekjen tonë për të hequr dorë nga egoizmat tanë, për t’u shkëputur prej mëkateve tona, për të na thënë se nëse ne e pranojmë në jetën tonë, Ai na ndihmon të çohemi nga rëniet tona e të ngrihemi në lartësitë e Hyjit Atë. E ky solidaritet i Jezusit nuk është ushtrim i thjeshtë u mendjen dhe vullnetit. Jezusi është zhytur realisht në kushtet tona njerëzore, i ka jetuar e përjetuar deri në fund të fundit, të gjitha, përveç mëkatit, dhe është në gjendje ta kuptojë dobësinë e brishtësinë tonë”. Kështu pra pohoi mes tjerash Papa Benedikti XVI gjatë homelisë mbajtur në Meshën e Shenjtë, në Kapelën Sikstina në Vatikan, ku kremtoi Sakramentin e Pagëzimit 20 fëmijëve.
Për këtë – shtoi Benedikti XVI – Ai, Jezusi shkon drejt njerëzimit plot përdëllim, mirëkuptim, zgjedh të “vuan bashkë me” njerëzit, të bëhet pendestar së bashku ta. Kjo është vepra e Hyjit të cilën Jezusi don ta kryejë: misioni hyjnor për t’u përkujdesur për atë njeri që është i plagosur, që është i lënduar e për të mjekuar atë njeri që sëmuret, për të marrë mbi vete mëkatin e botës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.