2013-01-13 19:31:55

Benedikti XVI: të jesh si i krishterë do të thotë të rilindesh


Të jesh i krishterë do të thotë të jetosh si bir i Zotit, me fjalë tjera të jesh sikur Jezusi “njeri që, para së keqes së botës, zgjodhi udhën e përvujtërisë e të përgjegjësisë, zgjodhi jo shpëtimin e vetvetes por dhurimin e jetës së vet për të vërtetën dhe drejtësinë”. Kështu tha mes tjerash Ati i Shenjtë Benedikti XVI gjatë fjalimit të shkurt që paraprini lutjes e mesditës të Engjëllit të Tënzot kremtuar sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
“Të jesh i krishterë – shpjegoi Papa para besimtarëve e shtegtarëve të ardhur nga mbarë bota në sheshin e Vatikanit – do të thotë të jetosh kështu si bir i Hyjit, e ky lloj jete sjell rilindjen: rilindjen prej së larti, nga Zoti, nga Hiri”.







All the contents on this site are copyrighted ©.