Benedikti XVI do t’i kushtohet këtë vit, Kishës Katolike në Itali
Të enjten, Papa priti në audiencë kardinalin vikar për dioqezën e Romës, Agostino
Valini, së bashku me ipeshkvijtë ndihmës. Ky takim hap vizitat “ad Limina” të ipeshkvijve
italianë, që do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit 2013. Kjo është edhe shenjë se
Ati i Shenjtë, gjatë këtyre viteve të papnisë, i ka pritur të gjithë ipeshkvijtë e
botës dhe fillon edhe një herë nga e para, takimin me bashkëpunëtorët e tij, që e
ndihmojnë në qeverisjen e Kishës universale. Në audiencën e së enjtes, ishte i pranishëm
imzot Guerino Di Tora, në mikrofonin tonë: Papa e pyeti secilin prej nesh për
veprimtarinë dhe për gjendjen në sektorin, që mbulojmë në dioqezë. Dolën gjëra të
përgjithshme, si ndryshimi shoqëror i qytetit të Romës, marrëdhëniet me fetë jo të
krishtera… Ka shumë qytetarë të rinj romakë, të cilët janë myslimanë, për shembull.
E pastaj, sidomos gjendjet e vështira, varfëria. Papa u tregua mjaft i kënaqur me
veprimtaritë bamirëse të Kishës në Romë.