2013-01-10 15:40:58

Papa priti ipeshkvijtë e dioqezës së Romës për vizitë 'ad Limina'


Benedikti XVI që në 7 vitet e para të papnisë ka pritur në Vatikan ipeshkvijtë katolikë nga mbarë bota (janë afër 5 mijë) për vizitën ‘Ad Limina Apostolorum’, sot filloi radhën e dytë duke u nisur nga dioqeza e Romës, për të cilën Kishë dioqezane ipeshkëv është vet Papa. Ati i Shenjtë Jozef Ratcinger priti sot në audiencë në Pallatin Apostolik në Vatikan, Vikarin e dioqezës së Romës, karidnalin Agostino Vallini, me ipeshkvijtë ndihmës e prelatit delegat për veprimtarinë baritore universitare e të spitaleve, imzot Lorenzo Leuzzin. Tërë vitin 2013 Papa Benedikti XVI do të ia kushtojë pikërisht “vizitave ad Limina Apostolorum” të ipeshkvijve italianë që janë afër 220. Rritja e numrit të dioqezave në botë ka imponuar afatin çdo 7 vjet në vend të afatit tradicional 5 vjeçar të radhës së vizitës e të takimit të të gjithë ipeshkvijve katolikë të botës me Papën e Shenjtë të Romës.
Kujtojmë se edhe ipeshkvijtë katolikë shqiptarë nga Shqipëria, Mali Zi, Kosova e ata arbëreshë, deri më sot kanë bërë vizitën e tyre 5 vjeçare pranë Selisë së Shenjtë Apostolike tek varret e Apostujve Pjetër e Pal, në Vatikan, e janë takuar në audiencë me Papën dhe me dikasteret e Selisë së Shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.