2013-01-07 17:47:35

Dita e fëmijëve misionarë. Papa i porosit t’ua çojnë të gjithëve dashurinë e Zotit.


U kremtua dje, Dita e fëmijëve misionarë, kushtuar fëmijëve, që impenjohen për përhapjen e Ungjillit e për t’i ndihmuar konkretisht bashkëmoshatarët nevojtarë. Papa e kujtoi në lutjen e Engjëllit të Tënzot, duke u dhënë zemër fëmijëve t’ua çojnë të gjithëve dashurinë e Zotit. Tema e sivjetme e Ditës misionare ishte “Me Jezusin mësohem të besoj”. Folëm për këtë, me shkrimtarin e revistës komboniane “Misionari i vogël”, Pablo Sartorin, në mikrofonin tonë:
Përgjigje: - Mendoj se tema pasqyron ritmin e pranisë së breznive të reja në botë, sepse, si të krishterë, kërkon prej tyre t’ia hapin zemrën Zotit e bashkëmoshatarëve, të mësojnë nga vetë Jezusi, që ua hapi zemrën të tjerëve. Lind, kështu, përmasa e dhurimit të fesë, kuptimi i vetë fjalës fe e i shërbimit ndaj të tjerëve.

Pyetje: - Motoja e Fëmijëve Misionarë është “Fëmijët të ndihmojnë fëmijët”. Mendoni se ka rëndësi që fëmijët e të rinjtë të rriten me vlerën e solidaritetit, si anëtarë aktivë të jetës së Kishës në botë?

Përgjigje: - Më ka ndodhur shpesh që, falë përvojës sime në Perù, të ndërtoj ura, përmes të cilave u lidhën fëmijët punëtorë, që jetojnë në gjendje mjerimi, me fëmijët e të rinjtë italianë. Të rinjtë italianë, në sajë të përvojës së këtyre fëmijëve më me pak fat, arritën të kuptojnë se edhe në kushtet më të papërshtatshme të jetës, njeriu mund të synojë ideale të mëdha, madje edhe të luftojë, për t’i realizuar. Në këtë kuptim, mendoj se tema e Ditës pasqyron një të vërtetë të madhe: fëmijët mund t’i ndihmojnë fëmijët e tjerë; të rinjtë, të rinjtë e tjerë, shumë më tepër se mund ta bëjnë këtë të rriturit.








All the contents on this site are copyrighted ©.